LAJMI I FUNDIT:

Një person plagoset me armë zjarri në Pejë

Një person plagoset me armë zjarri në Pejë
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Rreth orës 22:40 në rrugën “Fehmi Agani” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje policia ka kuptuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku është plagosur një person”, tha Rugova.

Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.

Sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje janë policia, njësitet e tjera relevante.

Rasti po hetohet nga prokurori i rastit.