LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mirëpret njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli, thotë se së shpejti do të vendoset misioni diplomatik atje

Thaçi mirëpret njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli, thotë se së shpejti do të vendoset misioni diplomatik atje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Izraeli.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se Kosova do të mbajë premtimin dhe do të vendos misionin diplomatik në Izrael.

“Unë e mirëpres njoftimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kosova do ta mbaj premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në Izrael”, shkruan Thaçi në Twitter. /Telegrafi/