LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet në rrugën e vjetër Karpallëk – Zhelinë

Fillojnë punimet në rrugën e vjetër Karpallëk – Zhelinë

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, informon se së bashku me drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” Zoran Kitanov, kanë inspektuar punimet për rikonstruimin e rrugës së vjetër Karpallëk – Zhelinë.

Sejdiu në Facebook shprehet i kënaqur që ky projekt përfundimisht po realizohet.

Ai gjithashtu apelon tek qytetarët që të reduktojnë lëvizjen në këtë rrugë për të mos penguar punimet.


“Ashtu siç paralajmëruam në një deklaratë të përbashkët me drejtorin e NP “Rrugët shtetërore” të Maqedonisë, z.Kitanov, për fillimin e punimeve të rikonstruimit/asfaltimit të rrugës së vjetër regjionale ‘Karpallëk – Zhelinë’, sot edhe zyrtarisht ishim në terren bashkë me realizuesin dhe përfaqësues të tjerë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, për të inspektuar ecurinë e punimve të kësaj rruge”.

“Më gëzon fakti që ky projekt përfundimisht po realizohet, ashtu siç kam insistuar vazhdimisht që të rregullohet kjo rrugë ngaqë është një rrugë mjaft e frekuentuar nga qytetarë, nëpunës shtetëror/administrativ, dhe e njëjta ishte mjaft e dëmtuar. Apelojmë deri tek qytetarët që të reduktojnë lëvizjen apo qarkullimin e automjeteve këtyre ditëve për të mos penguar punimet në terren, deri në rregullimin e plotë të kësaj rruge”, shkruan Sejdiu./Telegrafi/

https://www.facebook.com/Zhelina.Municipality/posts/2978078495635310

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori