LAJMI I FUNDIT:

Keni frikë nga ilaçet? Si quhet kjo gjendje dhe si mund ta zgjidhni

Keni frikë nga ilaçet? Si quhet kjo gjendje dhe si mund ta zgjidhni

Frika ndaj sëmundjeve është e njohur tashmë dhe në formën e saj më ekstreme dhe patologjike, hipokondri. Por ekziston dhe rasti i kundërt: farmakofobia, apo pamundësia për të marrë ilaçe

Koha jonë përshkohet nga ilaçet dhe qasjet e ndryshme ndaj tyre. Ka nga ata që kanë gjithmonë antibiotikë në shtëpi (me rrezikun se mund të skadojnë) apo dhe nga ata që insistojnë deri në minutën e fundit që të mos i marrin ato.


Ka nga ata që do të kuronin çdo sëmundje me bimët dhe homeopati dhe që zhvillon dhe favorizon rezistencën ndaj antibiotikëve.

Në formën ekstreme e thamë që është hipokondria, por farmakofobia është për ata që kanë frikë të marrin çdo lloj ilaçi.

Karakteristikat e farmakofobisë

Ilaçi është mjaft i fuqishëm që dhe në një nivel kulturor përmbledh kuptime të shumta: një mënyrë për kurim, por edhe një shpresë dhe për disa merr dhe nuanca magjike, qoftë pozitive apo negative.

Si patologji hyn tek shqetësimet fobike: prania e stimulit (në këtë rast ilaçi) prodhon një përgjigje ankthi të ekzagjeruar dhe të pakontrolluar; me kalimin e kohës ekziston një tendencë për të shmangur situatat ku ilaçet janë të pranishme apo të shfaqet ankth i parakohshëm thjesht me idenë se do të duhet të merrni ilaçe.

Sigurisht që farmakofobia ka pasoja të një fushe të gjerë, pasi nuk është vetëm rreziku të mbetesh në kurthin e shqetësimit fobik, por edhe pasojat e një mungese të marrjes së ilaçeve të nevojshme për shëndetin tënd.

Farmakofobia dhe psikoterapia

Specialistët e psikologjisë klinike thonë se është interesante lidhja mes farmakofobisë dhe psikoterapisë. Shfaqja e saj nuk duhet të mbetet pa kujdes, por ndihmon specialistin në pyetjen e tij, shkruan Living.

Farmakofobia mund të tregojë një mungesë besueshmërie ndaj terapeutit dhe udhëzimeve të tij: pacienti qorton specialistin pasi nuk ka qenë në gjendje të bëjë atë që ka premtuar, pra ta kurojë me fjalë.

Farmakofobia në këtë kuptim afrohet me një tjetër fenoment që njihet si farmakorezistenca, ku përfshin faktorët psikologjikë dhe marrëdhënien. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori