LAJMI I FUNDIT:

Çka është Eat Mucho – koncepti i ri ushqimor dhe ambienti ekzotik në qendër të Prishtinës

Në zemër të Prishtinës, në ambientin ekzotik të stilit meksikan, gjendet koncepti më i ri ushqimor në vendin tonë – Eat Mucho.

I krijuar e dizajnuar duke u përkujdesur edhe për detajet më të vogla, Eat Mucho është restoranti më unik i cili ofron ushqime të shpejta meksikane.

Me lokacion përball stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, posa të futeni aty do të josheni nga era e shijshme dhe ambienti modern që karakterizohet me lule e grafike të veçanta.

Në kuzhinën transparente, teksa e shihni freskinë dhe higjienën e lartë të produkteve, nën tingujt e muzikës meksikane ju mund ta përgatitni vet shujtën tuaj, duke zgjedhur nga opsionet e ndryshme të mishit, sallatave të freskëta vendore dhe 4 salcave.

Egzon Halili, pronar i “Mucho”, ka treguar për Telegrafin se kanë vendosur ta sjellin në Prishtinë këtë koncept të ri ushqimor që po merr hov anë e mbanë botës, në mënyrë që t’ju mundësojnë edhe kosovarëve të shijojnë ushqim të shpejt meksikan që fokusohet në sasi të mëdha ngopëse dhe përbërës të shëndetshëm.

Halili po ashtu ka treguar se në shërbimin e porosive online kanë arritur ta sjellin një avancim teknologjik, ku gjithsecili mund ta bëjë porosinë 100% online duke ndërtuar porositë sipas qejfit në www.eatmucho.com/menu

Rëndësi të veçantë për restorantin ka mendimi i konsumatorëve, ku stafi vazhdimisht i dëgjon këshillat e kritikat e konsumatorëve në mënyrë që çdo produkt të jetë më i shijshëm e unik se tjetri. Për këtë si dhe çdo komunikim tjetër, Eat Mucho është gjithashtu restoranti i parë në Kosovë që ka qendër profesionale të thirrjeve.

Ndonëse ka pak kohë prej se është hapur, Eat Mucho ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët, duke i thyer edhe pritshmëritë e stafit.

“I falënderojë mijëra qytetarë të cilët na kanë besuar që nga dita e parë, e të cilët vazhdojnë të na vizitojnë. Ne e kuptojmë që ushqimi është një nga pjesët më sensitive në jetën e njeriut, prandaj mburremi me klientët e kënaqur dhe përsëritës me të cilët ndërtojmë relacione të ngushta çdo ditë”, ka rrëfyer Egzon Halili.

Përndryshe Eat Mucho veçohet edhe nga paketimet e biodegradueshme dhe të specializuara për delivery në mënyrë që të sigurohet freskia deri tek klienti.

Nëse veç dëshironi ta provoni një eksperiencë të re ushqimore e unike, atëherë vizitojeni Eat Mucho ose provojeni ushqimin duke porositur online duke telefonuar kompaninë në 0800 73333 apo duke vizituar www.eatmucho.com.

Artikull i sponzorizuar