LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takoi ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet në vend

Mustafa takoi ambasadorin e Italisë, flasin për zhvillimet në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Po ashtu Mustafa e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë që i ka dhënë vendit tonë.


Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punoj ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Në takimin ishin të pranishëm nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe ministri Besian Mustafa. /Telegrafi/