Nga: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Jahja Hondozi
Të gjithë njerëzit, arabë e të huaj, lindorë dhe perëndimorë, me të gjitha fetë e racat e tyre të ndryshme dhe nivelet e tyre shoqërore dhe ekonomike, pajtohen njëzëri se çdo grup njerëzor duhet të ketë ligje që e rregullojnë atë. Familja, kompania, punëtoria, shkolla, ministria dhe shteti, madje edhe kafenetë, që të gjitha u nënshtrohen ligjeve të shkruara apo traditave që vlejnë si ligj.
Ligjet janë përherë sikurse njerëzit. Ka prej tyre që nxisin të qeshura dhe habi, siç ka edhe të tillë që të detyrojnë t’ua ngrehësh kapelën në shenjë respekti.
Para disa ditësh kuptova se përpjekja për të ikur nga burgu në Gjermani dhe Austri nuk përbën krim dhe për të nuk parashihet dënim. Ikësi, thjesht, kthehet për ta plotësuar dënimin nga i cili kishte ikur. Ndërkaq, sa i përket ndonjë dënimi tjetër të cilin do të vuante, një gjë e tillë varet nga veprat po qe se i ka bërë gjatë ikjes, që është rast sikurse edhe rasti i njerëzve të tjerë jashtë burgut. Shkaku qëndron aty se ata e konsiderojnë përpjekjen për liri një instinkt njerëzor.
Burgjet nuk janë vetëm ato ndërtesa fort të mbyllura dhe qelitë nuk janë vetëm ato dhoma të ngushta! Ka edhe burgje në formë vendlindjesh! Nuk është e domosdoshme të jesh i lidhur me zinxhirë për të qenë i burgosur. Ka zgjedhje edhe më të ashpra e më të rënda se kjo të cilat nganjëherë janë në formë ligjesh e traditash.
Përpjekja për t’u çliruar nga këto burgje të jetuara e të padukshme nuk është krim, por të kënaqurit me to është krimi më i tmerrshëm që e bëjmë kundrejt të drejtës sonë dhe të drejtës së ardhmërisë të fëmijëve tanë!
Shteti në të cilin nuk të lejohet të mendosh ndryshe përveç si mendon qeveria, është burg!
Shteti në të cilin ti e shpenzon edhe qindarkën e fundit për shkollimin e fëmijëve të tu, e pastaj rri duke i shikuar ata pa punë sepse nuk ke ndërmjetësues, është burg!
Shteti në të cilin mjekohet i pasuri, kurse i varfëri vdes pranë dyerve të spitaleve, është burg!
Shteti i cili kërkon prej teje tatime, e kur ti ke nevojë për të, të thotë: “Shko ti dhe Zoti yt luftoni, ne po rrimë këtu!” (Kuran, kaptina Tryeza, ajeti 24), është burg!
Shteti, qeveria e të cilit merr argatë kundër teje, dijetarë “remote control” dhe fetva sipas masës së qeveritarit, është burg!
Shteti i cili i ndan patundshmëritë e veta dhe i dhuron tokat e veta para syve të tu, përderisa toka e vetme që të lejohet ta kesh është varri si shpagim në fund të shërbimit, është burg!
Shteti në të cilin dridhesh kur e shikon një polic, në vend se të ndiesh siguri, është burg!
Shteti, në gjykatën e të cilit kur hyn, dridhesh sikurse ai që i afrohet gijotinës, ngaqë e di se “drejtësia është themel i push-tetit”, s’është tjetër pos një slogan mbi kokën e gjykatësit, është burg!
Madje, edhe kur zemërohen në ty, nxjerrin vendim për të të ndaluar nga udhëtimi.
A nuk po e sheh se ata pohojnë dhe pranojnë se jeta në një realitet të këtillë është dënim dhe se një shtet si ky është thjesht burg?! /Revista “Akademia”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht