LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë një anëtar i familjes Kennedy humb zgjedhjet në Massachusetts

Për herë të parë një anëtar i familjes Kennedy humb zgjedhjet në Massachusetts

Joe Kennedy III është pjesëtari i parë i familjes Kennedy që humbi zgjedhjet në vendlindje, Massachusetts pasi u mund nga Ed Markey në zgjedhjet paraprake për senator të SHBA-ve.

Që kur John F. Kennedy u zgjodh në Kongres në vitin 1946, çdo brez i ardhshëm i Kennedy-ve ka fituar zgjedhjet në Massachusettse, raporton BBC.

Por 39-vjeçari demokrat pranoi humbjen të martën mbrëma pas numërimit të votave, transmeton Telegrafi.


Kennedy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2013 dhe shpresonte të bëhej një nga dy senatorët amerikanë nga Massachusetts. Ai konsiderohet pjesë e krahut progresiv të Partisë Demokratike.

Markey, 74 vjeçar thotë se angazhohet për largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Markey pritet të fitojë garën e Senatit kundër një kundërshtari republikan.

Ndryshe, ai fitoi rreth 55 përqind të votave në zgjedhjet e së martës gjersa zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori