Në dy javët e fundit në Kosovë kanë vdekur 123 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi.
Viktimat që kanë humbur jetën në Kosovë, kryesisht janë të moshës 30 deri në 50 vjeçare, thotë Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit.
Ai shton se ndonëse kushtet në mjekimin intensiv brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mira, numri i vdekjeve po vazhdon të jetë i lartë.
Shumica e pacientëve që janë të infektuar me coronavirusin e ri, e kanë të domosdoshme marrjen e oksigjenit. E rastet e rënda kanë nevojë për respiratorë, me çka merren kryesisht anesteziologët.
Baftiu thotë se shumica e pacientëve brenda mjekimit intensiv qendror, e që janë me COVID-19, po vdesin nga mpiksja e gjakut në tru ose mushkëri.
“Mjekimi intensiv qendror i plotëson të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve. Mendoj se arsyeja e vdekjes së pacientëve është mungesa e shkëmbimit të gazrave në alveola dhe trombozat, e që po i shkakton sëmundja e COVID-19. Faturimi i oksigjenit po rregullohet gjatë trajtimit, por trombi që po e shkakton sëmundja e COVID-19, po i bllokon enët e gjakut dhe po e vë jashtë funksionit trunin ose mushkëritë. Mosha mesatare e vdekjeve, e që unë i kam nxjerrë brenda klinikës, është 30 deri në 50”, tha Baftiu.
Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të shtrirë rreth 59 pacientë, prej tyre 32 me oksigjeno- terapi.
Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha, thotë se pacientët po shtrihen me vonesë në spital dhe se kjo po e vështirëson edhe punën e stafit mjekësor.
Sipas saj, pacientët me COVID-19 për disa ditë po tentojnë të trajtohen në shtëpi, derisa në klinikë po lajmërohen në stade të avancuara të sëmundjes.
“Tek ne po vinë format e rënda të sëmundjes. Unë po e krahasoj gjendjen me muajin mars kur u paraqiten rastet e para me koronavirus. Ata pacientë prej ditës së parë kanë filluar trajtimin. Tash po ndodh e kundërta, po vinë në ditën e 5 ose 6 dhe po u komplikohet gjendja. Por, megjithatë nuk është kjo arsyeja e vdekjes, sepse nuk kemi bërë ndonjë analizë, që të dihet saktë se a ka pasur sëmundje shoqëruese”, tha Berisha.
Që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13.601 raste të të infektuarve, prej tyre 533 kanë vdekur ndërsa 9.792 janë shëruar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, numri i të hospitalizuarve ka nisur të bie, derisa rrjedhimisht thonë se do të ulet edhe numri i të vdekurve.
“Para një kohe shifra të këtilla të vdekjeve ka pasur Maqedonia, e tash ka edhe Kosova, por edhe shtete tjera si Rumania, Bosnja e Hercegovina, madje edhe disa vende të Evropës.
Në Kosovë numri i vdekjeve tani është pasojë e infektimeve të shumta në muajt qershor, korrik e gusht dhe numrit të madh të rasteve që kanë kërkuar trajtim spitalor ku numri ditor i pacientëve ka shkuar deri në 650”.
“Është menduar më parë se duke pasur popullatë të re Kosova, dhe ky mund të jetë një lloj avantazhi në përballimin e COVID-19, por praktika po tregon se pikërisht moshat e reja dhe të mesme 20 deri në 49 janë shpërndarësit më të mëdhenj të virusit për shkak të mobilitetit dhe aktivitetetit më të shprehur që kanë. Pra, nuk është mosha e re avantazh për të përballuar më lehtë pandeminë’’, thuhet në një përgjigje me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, deklaroi të martën se Kosova me shkallën e vdekshmërisë “mbetet ‘prapa’ shteteve të zhvilluara të perendimit, me dy, tri deri katër herë me shkallën më të vogël të vdekshmërinë së rasteve me COVID-19”.
Gjatë dy javëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 36 persona nga COVID-19, në Bosnje e Hercegovinë 129, kurse në Serbi 36./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova