LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u kërkon nga ministri Likaj testimin e disa mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor

SBASHK-u kërkon nga ministri Likaj testimin e disa mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, të udhëhequr nga kryetari Rrahman Jasharaj,

Në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021.

“Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor.


Ndërsa, ministri Likaj, ndër të tjera, i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.

Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj, e falënderoi ministrin Likaj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për vit të mbarë shkollor. /Telegrafi/