LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Në Krivollak aktivitete stërvitëse të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve

Maqedoni: Në Krivollak aktivitete stërvitëse të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve
????????????????????????????????????

Prej sot deri më 15 shtator në Poligonin e Armatës Krivollak do të mbahen aktivitete stërvitëse nga pjesëtarët e Forcave të armatosura (FA) të SHBA-së nga përbërja e misionit të KFOR-it. Ata, pas sistemit të rotacionit së bashku me pjesëtarët e përbërjes të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshirje të pjesëtarëve nga forcat e armatosura polake prej përbërjes së KFOR-it do të kryejnë shumë lloje të qitjeve, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës së RMV-së.

Pjesëtarët e 162 regjimenteve të këmbësorisë së FA-së së SHBA-së të cilët kryejnë detyra në përbërje të misionit të KFOR-it do të realizojnë qitje me shfrytëzim të armatimit të këmbësorisë, me ç’rast do të bëhet edhe familjarizimi i ndërsjellë, përkatësisht stërvitje për qitje me armatim nga përbërja e të dy armatave. Mes tjerash do të stërviten dhe realizohen ushtrime të përbashkëta taktike me qitje luftarake.


Gjatë rotacionit të dytë në të cilin do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e forcave ushtarake të kontingjentit polak nga përbërja e KFOR-it më 9 shtator do të realizohet edhe Dita për mysafirë të shquar në të cilën do të tregohen një pjesë e aktiviteteve.

Gjatë stërvitjes do të realizohen shumë aktivitete nga bashkëpunimi ushtarak civil ku nga ana e FA-së së SHBA-së do të dhurohen donacione nga mjetet mbrojtëse për ballafaqim me “Kovid-19”.

PA Krivollak në bazë të bashkëpunimit të shkëlqyer ushtarak dhe mbështetjes së FA-së të SHBA-së, paraprakisht ishte certifikuar nga ana e Komandës së 7-të për stërvitje të forcave tokësore të SHBA-së, pas së cilës tashmë vitin e tretë me rradhë është nikoqir i kontingjentit të FA-së së SHBA-së në misionin e KFOR-it me çka dëshmon si poligon i cili mundëson mundësi të shkëlqyera për kryerjen e llojeve të ndryshme të aktiviteteve ushtarake të aleatëve të NATO-s.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut përveç mundësimit të shfrytëzimit të pandërprerë të poligoneve dhe vendeve për qitje në PA Krivollak, gjatë aktiviteteve mundëson edhe shoqërim policor ushtarak të nevojshëm gjatë transportit të FA-së së SHBA-së dhe nëse është e nevojshme  siguron mbështetje përkatëse logjistike të aktiviteteve.

Nga Shtatmadhoria potencojnë se me kryerjen e këtij lloji të aktiviteteve konfirmohet mbështetja e aleatit tonë më të madh dhe partner strategjik, SHBA me ç’rast promovohen edhe mundësitë e kapacitetit tonë më të madh ushtarak për kryerje të aktiviteteve stërvitëse nga ana e Forcave të armatosura të shteteve të huaja.

Në procesin e planifikimit të stërvitjeve tashmë është planifikuar për vitin e ardhshëm PA Krivollak të bëhet nikoqir i stërvitjes më të madhe ushtarake deri tani “Goditje e shkëlqyer 2021” në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 4.000 pjesëtarë të Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga armata tjera të NATO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori