LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e konsumit në Gjermani

Bien çmimet e konsumit në Gjermani

Çmimet e konsumit në Gjermani ranë në gusht për herë të parë me bazë vjetore, në më shumë se katër vjet për shkak të uljes së TVSH-së.

Kjo është vetëm një nga masat brenda paketës së stimulimeve të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe evropiane nga pasojat e epidemisë së coronavirusit.

Byroja Federale e Statistikave, Destatis, njoftoi sot se norma e harmonizuar e inflacionit, në krahasim me të dhënat për rritjen e çmimeve të konsumit në vendet e tjera anëtare të BE, shënoi rënie me 0,1 për qind në nivel vjetor në gusht, pas stagnimit në korrik.


“Rënia e nivelit të inflacionit, ndër të tjera, u ndikua nga ulja e TVSH-së, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni gjerman ra me 0.2 për qind në gusht, sipas të dhënave të harmonizuara.

Ndryshe, synimi i rritjes së inflacionit të Bankës Qendrore Evropiane është nën 2 për qind për eurozonë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori