LAJMI I FUNDIT:

Tensionet rriten në Mesdheun Lindor pasi Turqia fillon stërvitjet e reja ushtarake

Tensionet rriten në Mesdheun Lindor pasi Turqia fillon stërvitjet e reja ushtarake

Tensionet midis anëtarëve të NATO-s, Greqi dhe Turqi u përshkallëzuan përsëri të shtunën pasi Ankaraja filloi stërvitjet e reja ushtarake në Mesdheun lindor.

Të dy palët, si Greqia ashtu edhe Turqia po zhvillojnë stërvitje të marinës, shkruan Euronews.

Në një mesazh për NAVTEX, sistemi ndërkombëtar i lundrimit detar, Turqia tha se do të kryente “ushtrime me ushtrinë e saj” nga e shtuna deri më 11 shtator në një zonë larg qytetit jugor turk Anamur, në veri të ishullit të Qipros. Ankaraja tha të enjten se stërvitjet ushtarake do të zhvilloheshin të martën dhe të mërkurën në një zonë më tej në lindje, transmeton Telegrafi.


Greqia ka zemëruar Turqinë me planet për të zgjeruar zonën e saj bregdetare në Detin Jon me gjashtë milje detare sipas ligjit ndërkombëtar detar.

“Ju mendoni se ne do ta pranonim një gjë të tillë”?, kishte thënë nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay të shtunën, në lidhje me planet e kufirit detar të Athinës.

“Nëse kjo nuk është ‘casus belli’ (një shprehje latine që do të thotë një akt ose ngjarje që provokon ose përdoret për të justifikuar luftën), atëherë çfarë është?” tha ai.

Ministria e Jashtme e Greqisë tha në një deklaratë të shtunën: “Ne i kërkojmë Turqisë të kuptojë që ligji ndërkombëtar është i detyrueshëm për të gjitha vendet e botës”.

Agjencia e mbrojtjes kombëtare e Greqisë, HNDS, tha se aeroplanët luftarakë turq kishin hyrë të premten në Rajonin e Informacionit të Fluturimit të Athinës (FIR), zona ku autoritetet greke janë përgjegjëse për trafikun ajror.

Paralajmërimi i BE-së për Turqinë

BE e paralajmëroi Turqinë të premten se mund të përballet me sanksione të reja nëse tensionet nuk zbuten.

“Fakti që BE-ja po bën thirrje për dialog nga njëra anë dhe në të njëjtën kohë duke bërë plane të tjera pasqyron një mungesë sinqeriteti”, tha Oktay.

“Turqia nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e saj”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori