LAJMI I FUNDIT:

Thyhet rekordi – ky është postimi me më shumë pëlqime në historinë e Twitter

Thyhet rekordi – ky është postimi me më shumë pëlqime në historinë e Twitter

Me mbi 7.3 milionë pëlqime, ky post u bë postimi “më i dashur” në historinë e kësaj platforme.

Ky shkrim në Twitter gjithashtu ka mbi 3.1 milionë retweet dhe komente në total në kohën e shkrimit, transmeton Telegrafi.


Ky është postimi i fundit në profilin zyrtar të aktorit Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë para disa ditësh nga kanceri i zorrës së trashë.

Njoftimi përfshin një foto të aktorit dhe një shpjegim të hollësishëm të asaj që ndodhi, pasi aktori u fsheh për katër vjet për të luftuar kancerin. /Telegrafi/