Dy aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia tashmë po përballen me një krizë të re dhe të rrezikshme. Në këtë ‘lojë të froneve’, vetëm Gjermania duket se mund t’ia mundësojë kthimin në normalitet të dyja palëve.
Në thelb, burimet natyrore janë shpesh pothuajse motivet që fillojnë grindjet e rrezikshme midis shteteve në botë, e në këtë rast janë depozitat e pasura të gazit, të zbuluara gjatë dekadës së kaluar në Mesdheun lindor, shkruan New York Times, përcjell Telegrafi.
Greqia pretendon se ishujt e saj të shumtë në atë rajon, i japin asaj të drejta për të eksploruar në ujërat përreth zonës, një qëndrim i mbështetur gjerësisht nga e drejta ndërkombëtare. Ndërkohë, Turqia e bllokuar, i dërgoi anijet të shoqëruara me ato luftarake për të gjurmuar burimet natyrore në Qipro.
Grindjet midis Greqisë dhe Turqisë nuk janë aspak të reja. Ajo që po e ndërlikon më tej situatën aktuale është se rezervat e gazit po vëzhgohen edhe nga vendet e tjera. Në parim, rezervat e mëdha duhet t’i bashkojnë këto vende në mënyrë që t’i ndajnë secila pasuritë e veta në brigjet e tyre. Në fakt, shumica e vendeve si: Greqia, Qipro, Izraeli, Egjipti, Italia dhe Jordania madje edhe Palestina, e kanë aplikuar pikërisht këtë metodë.
Turqia në këtë rast e ka ndjerë vetën të përjashtuar, për shkak të pretendimeve territoriale të Greqisë.
Ndërlikimi i mëtejshëm i kësaj çështjeje është se Turqia megjithëse është anëtare e NATO-s, ajo nuk është pjesë e Bashkimit Evropian; Qipro është anëtare e BE-së por jo e NATO-s, ndërsa Greqia është anëtare e të dyjave. Ekziston fakti se Qipro është e ndarë në jug me grekët dhe në veri me turqit, megjithëse askush përveç Turqisë, nuk e njeh pjesën turke si shtet të veçantë, siç raporton New York Times.
Një përpjekje nga Gjermania për ta zgjidhur këtë nyjë midis dy shteteve, lindi kur Greqia lidhi marrëveshje mbi burimet natyrore me Egjiptin, që në mënyrë efektive pretendonte të drejtat mbi zonën e gjerë të detit, një marrëveshje e ngjashme pati ndodhur midis Turqisë dhe Libisë. Kështu, Turqia nisi sërish eksplorimin dhe operacionet të cilat u monitoruan nga një anije detare greke.
Ndërkohë, më 12 gusht, anija luftarake greke arriti të përplaset me një anije turke, dhe këtu gjërat filluan të tensionoheshin.
Franca e cila ishte e zemëruar me Turqinë për mbështetjen e kësaj të fundit ndaj Libisë, dërgoi shkurtimisht disa avionë luftarakë dhe anije luftarake, ku po edhe po bënë operime së bashku me Greqinë, Italinë dhe Qipronë, për të parandaluar kërkimet e mëtejshme nga Turqia.
Greqia ndërkohë njoftoi shtrirjen e ujërave territoriale në brigjet e saja perëndimore deri në 12 milje, për ta paralajmëruar Turqinë se e njëjta mund ta bënte të njëjtën gjë në Detin Egje tek pjesa e saj lindore, ky veprim nuk do të mund të tolerohet nga Turqia, shkruan New York Times, përcjell Telegrafi.
Ajo që duket e çuditshme është se vendet mesdhetare dhe evropianët po zhyten në tensione të jashtme, ku ka aq shumë kriza serioze, si ekonomia, pandemia, përplasjet në Bjellorusi si dhe kërcënimi i Rusisë për ndërhyrje në Bjellorusi.
Kështu, në mesin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, Gjermania si duket do të marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e këtyre problemeve aktuale që po ndodhin midis të dyja shteteve.
Ajo së paku do të tentojë që të ftojë të dy vendet në tryezën e negociatave, raporton New York Times, transmeton Telegrafi.
Megjithëse e drejta ndërkombëtare është kryesisht në anën e Greqisë, eksplorimet e Turqisë në ujërat e diskutueshme nuk kanë kaluar ende në një vijë të kuqe.
Të premten Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan në Berlin dhe në mënyrë efektive mbështetën rolin e Gjermanisë në këtë mes, duke shtyrë çdo diskutim të sanksioneve kundër Turqisë derisa krerët e shteteve të BE-së të takohen në fund të muajit shtator.
Kur tensionet arrijnë në nivelin e Mesdheut Lindor, siç ka thënë edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, “edhe shkëndija më e vogël mund të çojë në një katastrofë”.
Gjermania u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin menjëherë stërvitjet provokuese ushtarake, një hap që duhet të pasohet me ndaljen e aktivitetit për kërkimin e ujërave të diskutueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqafoi kancelarin Olaf Scholz - tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

Një grimcë truri, një univers lidhjesh - harta e parë 3D që sfidon shkencën

Amerika e Veriut po pret një përmbytje tregtare shkaku i tarifave të Trumpit

Shtetasja amerikane e lindur në SHBA është urdhëruar të largohet nga vendi

Trumpit i dalin probleme ligjore me depërtimet e emigrantëve

Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura