Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të dielën ka marrë pjesë në asfaltimin e qytetit të Gjilanit, projekt ky i zgjerimit, i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Abrashi ka thënë se vëmendja e Qeverisë së Kosovës për projektet zhvillimore në Anamoravë, po koncentrohet gjithnjë e më shumë në Gjilan.
“Jemi në finalizimin e këtij Bulevardi për të treguar edhe përkushtimin e Qeverisë dhe timin për projektet e nisura më herët, sikurse ky. Por, gjithsesi, me kryetarin Haziri, kemi diskutuar edhe për projektet në vitet e ardhshme. Zotohem se do ta vazhdojmë fazën tjetër në vitin e ardhshëm, derisa në javët në vijim do të jem prapë në Gjilan, kur do të fillojmë punët në rehabilitimin e hyrjes së Gjilanit në drejtim të Kllokotit ”, tha Abrashi.
Ai konfirmoi se javët në vijim do të shpallet edhe tenderi për pjesën e mbetur të Autostradës, nga Përlepnica e deri tek Dheu i Bardhë.
“Me këto projekte, Gjilani po integrohet në rrjetin e rrugëve të Ballkanit. Prandaj javëve në vijim do të shohim punë konkrete dhe projekte madhore dhe rrugë që e lidhin Gjilanin me Preshevën, por edhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
Ndërsa kryetari Lutfi Haziri, tha se ky projekt ambicioz e përkthen Gjilanin si zonë urbane në programin 2020-2025, si njëra nga qendrat ku njerëzit dhe zhvillimi i ekonomisë e janë prioritet.
“Jemi në Bulevardin ‘Ibrahim Rugova’, në të cilin janë të integruar tri sheshe të mëdha të Gjilanit, në kuadër të rigjenerimit urban të zonës së parë të qytetit. Projekti i filluar para disa vitesh, po merr formë. Do të vazhdojmë në pjesën tjetër të zgjerimit dhe standardizimit prej sheshit ‘Rexhep Mala e Nuhi Berisha’, ‘Kadri Zeka’ deri te lapidari i Abdullah Tahirit. Rigjenerimi parasheh fazën e dytë në vitin e ardhshëm, ku përfshihet integrimi i rrugëve kryesore ‘Madeline Albright’, ‘Adem Jashari’ e ‘Mulla Idriz Gjilani’”, tha Haziri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës