LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne fotografohet me të fejuarën Maya Henry, ndërsa festoi ditëlindjen e 27-të në një klub në Londër

Liam Payne fotografohet me të fejuarën Maya Henry, ndërsa festoi ditëlindjen e 27-të në një klub në Londër

Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry, dukeshin të mahnitshëm ndërsa shijuan një mbrëmje në klubin ‘Tape London’ të shtunën, duke kremtuar ditëlindjen e 27-të të këngëtarit.

Dyshja, fejesa e të cilave u zbulua ekskluzivisht nga MailOnline javën e kaluar, u shfaqën tejet të lumtur teksa po mbanin duart, me modelen Maya, 20 vjeçare, e cila shfaqi me krenari unazën e fejesës – që kushtoi hiç më pak se tre milionë funta.


Krijuesi i hitit “Strip That Down” zgjodhi një kostum blu për mbrëmjen, kurse Henry u shfaq glamuroze në fustanin e zi të prerë anash.

Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry (Foto: Click News & Media)

Djaloshi i ditëlindjes mbeti i surprizuar në momentin kur hyri në lokal dhe pa në tavolinë një tortë të madhe.

Fejohet Liam Payne, i dhuron të fejuarës unazën e cila kushton 3.3 milionë funte
Lexo po ashtu Fejohet Liam Payne, i dhuron të fejuarës unazën e cila kushton 3.3 milionë funte

MailOnline ndërkohë zbuloi ekskluzivisht se Liam dhe Maya ishin fejuar javën e kaluar, pas takimeve për dy vite radhazi.

Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry (Foto: Click News & Media)

Një burim i afërt me ‘zogjtë e dashuruar’ më parë i tha MailOnline se ata ishin ‘padyshim ende një çift dhe janë shumë të lumtur së bashku’.

Të tilla ishin përpjekjet e tyre për të shijuar një romancë private, saqë dyshja nuk u panë në publik së bashku për disa muaj.

Çifti filluan lidhjen në gusht 2018 menjëherë pas ndarjes së Liam nga Cheryl, 37 vjeçare, me të cilën ndan djalin tre vjeçar, Bear.

Sidoqoftë, ata ia vunë sytë njëri-tjetrit shumë vite më parë, që kur Maya ishte 15 vjeçe, si fanse e grupit “One Direction”. /Telegrafi/

Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry (Foto: Click News & Media)

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori