Edhe sektori i ndërtimtarisë si njëri prej sektorëve më të mëdhenjtë në vend, është ndikuar nga pandemia COVID-19 me të cilën vendi ynë po përballet tash e pesë muaj.
Derisa ka më pak ndërtime dhe interesim për blerjen e banesave, ky sektor përkrahje ka marrë vetëm nga Komuna e Prishtinës.
Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës se Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, në një intervistë për KosovaPress, i cili ka theksuar se shtyrja e pagesës së taksës së ndërtimit, ishte një ndihmë e mirë për këtë sektor.
“Deri tani e vetmja përkrahje nga shteti që është bërë direkt për sektorin e ndërtimtarisë, është prej komunës së Prishtinës e cila ka bërë shtyrjen e pagesës së taksës së ndërtimit, ndërsa nga ana e Qeverisë, jemi në kontakte të vazhdueshme bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike, Rukiqi, me ministrin e Financave duke u munduar me gjete forma se si me përkrahë sektorin mjaftë strategjik dhe mjaftë vital për komplet zhvillimin e vendit”, ka thënë Hoxha.
Ai ka thënë se qysh nga fillimi kishte ndryshime në vendimet e Qeverisë, ku njëherë ishte lejuar puna në këtë sektor, por nuk ishin lejuar të punojnë shitësit e materialit ndërtimore.
Lidhur me atë se a janë të gjithë punëtorët e këtij sektori me kontrata, Hoxha ka thënë se presioni i inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera, ka bërë që punëtorët të mos i lejojnë të futën në punishte pa kontrata, si dhe pa pajisje përcjellëse.
“Po padyshim, është rregull në sektorin e ndërtimit goxha i mirë në sektorin e ndërtimit viteve të fundit dhe njëfarë forme punëtorët veç nuk janë të lejuar që të futen në punishte pa pasur kontratë për pajisjet përcjellëse normalisht. Mund të ketë edhe njerëz që nuk janë me kontrata, mirëpo presioni ka qenë i madh edhe prej inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera shtetërore, kështu që është bërë rend goxha i mirë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka deklaruar se kërkesa e këtij sektori janë ndryshimi i Ligjit mbi Kadastrën, si dhe regjistrimi i banesave si njësi e veçantë në mënyrë që ato të hipotekohen te bankat.
“Ne i kemi bërë disa propozime të cilat tani për tani nuk kisha dashur që t’i elaboroj shumë, janë dy-tre pika të cilat kishin mundur me qenë si ingjercion për sektorin e ndërtimit, vet sektori i ndërtimit i ka 6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është kontribuuesi i gjashtë i saj në Kosovë, domethënë, nëse vitin e kaluar kemi pasur një milion metra katrorë leje të ndërtuara, dhe faktikisht ka ra edhe shitja ose interesimi dhe fuqia blerëse për banesa, aty ku është qarkullimi kryesorë. Kishim mundur me ndryshimin e Ligjit mbi Kadastër në një pjesë të vogël që banesa me pas mundësi të regjistrohet sikur edhe në shtetet e rajonit, me u regjistruar banesat për të cilat merret leja e ndërtimit si njësi të veçanta, në mënyrë që ato me u bë hipotekë te bankat, kishte me qenë shumë i mirë për sektorin e ndërtimit po edhe ishte njëfarë rregulli por edhe kishin me hy sasi e konsiderueshme e mjeteve në qarkullim”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa sa i përket lejeve të ndërtimit, ai ka thënë se çështjen e ndërtimit e kanë kuptuar ndërtimorët, pasi që është më e lehtë të ndërtohet me leje se sa pa ato.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova