LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore

Kryeministri japonez jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore

Shinzo Abe, kryeministri japonez me shërbimin më të gjatë në histori, ka dhënë dorëheqje, duke përmendur arsyet shëndetësore.

“Edhe pse mandati im do të përfundojë pas një viti dhe kam pasur disa sfida që të përmbushi, unë kam vendosur të jap dorëheqje si kryeministër”, tha Abe në një konferencë për shtyp në Tokio, raporton CNN.


Abe vuan nga koliti, një sëmundje inflamatore jo e shërueshme e zorrëve, e cila ishte gjithashtu një ndër arsyet e dorëheqjes së papritur si kryeministër në vitin 2007, duke i dhënë fund mandatit të parë pas pak më shumë se një viti në detyrë, transmeton Telegrafi,

Të hënën në mëngjes, 65-vjeçari vizitoi për herë të dytë brenda një jave Spitalin Universitar Keio në Tokio.

“Gati tetë vjet radhazi e kam nën kontroll sëmundjen kronike. Megjithatë, këtë vit kisha kontrolle të rregullta dhe u konfirmua se mu ka rënduar shëndeti”, tha Abe.

“Unë bëra një gjykim se nuk duhet të vazhdoj punën time si kryeministër”, tha ai duke shtuar se “Unë duhet të luftojë kundër sëmundjes dhe duhet të trajtohem”.

Ndryshe, Abe gjatë ditës së sotme është pritur të mbajë një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e coronavirusit në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori