LAJMI I FUNDIT:

Bombarduesit B-52 amerikanë do të fluturojnë brenda një ditë në 30 shtetet anëtare të NATO-s

Bombarduesit B-52 amerikanë do të fluturojnë brenda një ditë në 30 shtetet anëtare të NATO-s

Gjashtë bombardues amerikanë, B-52 do të fluturojnë brenda një dite në 30 vendet anëtare të NATO-s.

Ky është një ushtrim i planifikuar, njoftoi komanda amerikane për Evropën si dhe vetë aleanca më e madhe ushtarake në botë.


Më tutje thuhet se ky është një mision unik i grupeve operative të bombarduesve në Evropë, i cili rregullisht përsëritet, transmeton Telegrafi.

“Gjashtë bombardues strategjikë B-52 Stratofortress do të fluturojnë mbi të gjitha 30 vendet e NATO-s në Evropë dhe Amerikën e Veriut më 28 gusht”, njoftoi komanda e SHBA-së për Evropë.

Këtë ushtrim e konfirmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke pohuar se kjo tregon përkushtimin e SHBA-ve në NATO.

“Ngjarja e sotme e trajnimit tregon përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe solidaritetin me Aleatët. Bombarduesit amerikanë do të fluturojnë mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s në një ditë të vetme. Ato do të shoqërohen nga aeroplanët luftarakë nga e gjithë Aleanca, duke rritur aftësinë tonë për t’iu përgjigjur së bashku çdo sfide. Ngjarjet e tilla si kjo neve na ndihmon që të përmbushim misionin tonë thelbësor: parandalimin e agresionit, parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes”.

Ndryshe, misioni quhet “Allied Sky” dhe qëllimi i tij është të tregojë solidaritetin dhe gatishmërinë e aleancës verioro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori