LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri më jetëgjatë në krye të detyrës së Japonisë, sot do të jap dorëheqje

Kryeministri më jetëgjatë në krye të detyrës së Japonisë, sot do të jap dorëheqje

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vendosur të japë dorëheqje, njoftoi sot transmetuesi publik televiziv NHK, duke shtuar se udhëheqësi me shërbimin më të gjatë në krye të vendit, ka shëndetësore kronike.

Abe ka luftuar me kolitin ulçeroz të sëmundjes për vite me radhë dhe në dy vizitat e fundit në spital brenda një jave, shtroi pyetjen nëse mund të qëndronte në punë deri në fund të mandatit dhe të drejtues i partisë në pushtet deri në vitin 2021, raporton reuters.


Ai është planifikuar të mbajë sot një konferencë për shtyp në orën 5:00 pasdite, transmeton Telegrafi.

Anëtari konservator i parlamentit u bë sërish kryeministër në dhjetor të vitit 2012, duke u zotuar të rigjallërojë ekonominë dhe të bëj reforma fiskale.

Të hënën, ai theu rekordin e kohëzgjatjes si kryeministër, të cilin e kishte vendosur gjysmë shekulli më parë xhaxhai i tij, Eisaku Sato.

Nën kritikat për trajtimin e pandemisë së coronavirusit dhe skandaleve midis anëtarëve të partisë, Abe kohët e fundit ka pësuar rënie të mbështetjes në publik.

Ai ka forcuar shpenzimet ushtarake dhe ka zgjeruar rolin e forcave të armatosura, por ëndrra e tij për të rishikuar kushtetutën pacifiste ka dështuar për shkak të ndarjes së opinionit publik.

Ai kishte dhënë dorëheqje si kryeministër në vitin 2007, duke përmendur shëndetin e keq pas një viti të rrënuar nga skandalet dhe humbjen e madhe të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori