LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: “Lista Shqiptare” në Mal të Zi fiton dy deputetë, pretendojmë edhe të tretin

Gjeloshaj: “Lista Shqiptare” në Mal të Zi fiton dy deputetë, pretendojmë edhe të tretin

Përfaqësuesi i “Listës Shqiptare” në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj në RTV Dukagjini ka thënë se në këto zgjedhje parlamentare shqiptarët janë bashkuar më shumë se asnjëherë më parë.

“Pritet një përkrahje e fuqishme nga shqiptarët për subjektin tonë “, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gjeloshaj thotë se mbështetje kanë marrë edhe nga diaspora dhe nga të gjithë shqiptarët në Shqipëria, Kosovë e Maqedoni.

“Këtë të diel do të japim mesazhin se shqiptarët janë duke u faktorizuar”.

Përfaqësuesi i “Listës Shqiptare” në Mal të Zi thotë se është për keqardhje që shqiptarët nuk u bashkuan në një listë të vetme por në dy.

“Por të gjithë e kanë kuptuar se ata që nuk e duan bashkimin do t’i dënojë edhe populli me votë dhe në zgjedhjet tjera do ta kuptojnë gabimin që kanë bërë”.

Gjaloshaj thotë se për fat të keq ligji zgjedhor në Mal të Zi i diskriminon shqiptarët.

“Në legjislaturën e fundit kemi pasur vetëm një deputet në parlamentin e Malit të Zi dhe maksimumi që na lejon ligji të fitojmë është tre deputetë. Por ne jemi të bindur se do të fitojmë dy deputetë por do të luftojmë edhe për deputetin e tretë që do të ishte edhe maksimumi në bazë të ligjit zgjedhor”, tha ndër të tjera Nik Gjeloshaj./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori