LAJMI I FUNDIT:

​ShSKUK: Ilir Tolaj akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar

​ShSKUK: Ilir Tolaj akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të infektologut Ilir Tolaj, se stafi shëndetësor nuk po e bën trajtimin e duhur të pacientëve me coronavirus.

ShSKUK thotë se trajtimi i pacientëve me COVID-19 nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtimin e rasteve të tilla.


“Akuzat vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësor në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët. Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve”, thuhet në reagim.

Tutje, ShSKUK siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori