Pse nuk duhet ta bëni asnjëherë depilimin në shtëpi në stinën e verës? Përgjigjja vjen nga dermatologët
Ekzistojnë dy grupe kryesore vajzash: ato që e bëjnë depilimin vetë që në fazën e pubertetit dhe ato që gjithmonë këtë punë të bezdisur e të vështirë ia kanë besuar një njeriu më profesionist – mjafton të paguajnë
Përpara se pandemia e koronavirusit të detyronte qendrat estetike të mbylleshin përkohësisht, edhe një pjesë e mirë e grupit të fundit u detyrua ta marrë përsipër depilimin në kushtet e shtëpisë.
Shumë nga ju mund t’i jenë rikthyer me shumë bezdi kësaj rutine, nisur edhe nga kushtet e coronavirusit. Natyrisht, mund të keni provuar të prisni flokët në shtëpi apo edhe të bëni manikyr, pedikyr, por kur është fjala te depilimi, puna bëhet pak më e vështirë.
Depilimi në kushtet e shtëpisë, siç dihet, ka përbërës kryesor dyllin e nxehtë në lëkurë të pastër, kështu që ka disa gjëra që duhen marrë parasysh në këtë rast.
Pavarësisht nëse është hera e parë që po provoni depilimin në shtëpi apo nëse e praktikoni këtë metodë për të disatën herë, duhet të siguroheni që lëkura nuk do të pësojë djegie gjatë depilimit.
Dermatologët janë skeptikë për depilimin në kushte shtëpie, sidomos nga amatoret, ndaj edhe vazhdojnë ta thonë me zë të lartë: MOS E BËNI!
Po, depilimi në kushte shtëpie ekziston, mund të dijë ta bëjë shumë mirë kushërira, goca e dajës, e tezes apo ajo fqinja që e bën këtë punë për më shumë se 15 vjet. Por edhe pse mund të jetë mjaft efikase për ju, dermatologët nuk mendojnë njëlloj.
Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City, përgjigjet me një JO të prerë për depilimin në shtëpi, gjatë verës: “Unë absolutisht nuk do të rekomandoja depilimin në shtëpi”,- tha ajo për Allure.
“Unë nuk e bëj. Ne të gjithë kemi rutinën tonë të kujdesit të vetes, por disa gjëra u lihen më mirë profesionistëve.”
pel Hill, dermatolog i certifikuar në Karolinën e Veriut, pajtohet me të njëjtin mendim: “Në qoftë se nuk keni përvojë me depilimin në kushte shtëpie, unë jam gjithmonë shumë i kujdesshëm për ta rekomanduar”,- thotë ai, shkruan Class.
“Ekzistojnë shumë arsye pse depilimi në kushtet e shtëpisë mund të shkojë keq, përfshirë edhe menaxhimin e temperaturës së dyllit, sepse kërkon ngrohje, depilim vetëm të qimeve (dhe jo të lëkurës), madje edhe kujdes për irritimet dhe infektimet e lëkurës nga dylli dhe temperatura e tij, pa harruar edhe temperaturën e lartë të ajrit.”
Ka një listë të plotë të arsyeve pse depilimi në shtëpi mund të jetë me rrezik për lëkurën; djegiet, qimet nën lëkurë, infeksioni, skuqjet e dhimbshme etj.
Mbani mend se shumë prej këtyre problemeve mund të ndodhin edhe nëse depiloheni në tualet, ndaj shihet si më pak i mundimshëm depilimi nën kujdesin e një estetisti ekspert. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!
Java e 11-të e shtatzënisë: Bebja juaj mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë në mitër, kurse ju përgatiteni për urth
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë