Java e 11-të e shtatzënisë sjell urth, por edhe gjëra shumë interesante në të cilat ekografia mund të regjistrojë beben tuaj
Në javën e 11-të, nënat duhet të përgatiten për urthin dhe kapsllëkun, për të cilat fajin e kanë hormonet, ndërsa bebet bëjnë akrobaci të reja, shumë interesante.
Çfarë ndodh me beben?
Embrioni juaj tani quhet fetus! Është e gjatë 45 deri në 60 mm (sa një fik), dhe peshon rreth 8 gramë. Bebja tani është pothuajse plotësisht e formuar.
Së shpejti duart e saj do të hapen dhe do të shtrëngohen në grushte. Kockat bëhen më të forta dhe dhëmbët e vegjël shfaqen nën mishrat e dhëmbëve, transmeton Telegrafi.
Truri, mëlçia, mushkëritë, veshkat dhe zorrët tashmë janë formuar dhe fillojnë të funksionojnë. Përfundon edhe zhvillimi i organit të jashtëm seksual. Bebja juaj tashmë mund të gogësijë, të thithë dhe të gëlltisë.
Ajo shkelmon dhe shtrihet, por lëvizjet ngadalësohen dhe duken si balet në ujë. Ju nuk do t’i ndieni akrobacionet e bebes edhe për një ose dy muaj, por lemza që ndodh tani është për shkak të formimit të diafragmës.
Çfarë po ndodh me mamin?
Gjatë kësaj periudhe, të përzierat tuaja ulen dhe ndoshta keni më shumë energji. Për fat të keq, për shkak të tretjes së ngadaltë, mund të vuani nga kapsllëku (fajin e kanë hormonet). Shfaqen edhe urthi, i shkaktuar edhe nga ndryshimet hormonale.
Mos u shqetësoni se nuk jeni duke ngrënë një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme për shkak të të përzierave ose se ende nuk keni shtuar peshë, shumica e grave shtojnë vetëm një kilogram në këtë fazë. Oreksi juaj do të kthehet së shpejti dhe do të shtoni rreth 500 gram në javë.
Fëmija po lëviz, por ju ende nuk e ndjeni atë. Ajo që ndjeni janë gazrat. Mitra juaj është rritur për të mbushur pjesën më të madhe të legenit tuaj. Gjatë kësaj periudhe, gjinekologu mund të dëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj me ndihmën e ultrazërit dhe një sondë vagjinale.
Çfarë duhet të bëni?
Aktiviteti fizik. Rekreacioni i moderuar, i cili zbret në shëtitje të gjata dhe not, do t’ju ndihmojë të ndiheni shumë më mirë, të zvogëloni dhimbjen dhe të rrisë nivelin e energjisë fizike që zotëroni. Duke e mbajtur trupin në gjendje dhe formë të mirë, po përgatiteni edhe fizikisht për një lindje më të lehtë dhe një rikuperim më të shpejtë. Në periudhën e ardhshme, harroni skijimin dhe lundrimin.
Siguria mbi të gjitha. Dëgjoni trupin tuaj për të kuptuar nëse gjithçka është në rregull ose nëse ka ndonjë shenjë që diçka nuk është në rregull. Gjithashtu, me siguri po mendoni për gjëra të tilla si: A mund të marr ende mësime kërcimi? A mund të dëmtojnë jastëkët e ajrit në makinë fëmijën? Çfarë ilaçesh mund të marr tani? Zbuloni se çfarë është e sigurt dhe çfarë jo gjatë shtatzënisë.
Dëgjoni këshillat e nënave. Jini në kontakt me nënat e tjera, duke përfshirë edhe tuajën. Shumica e grave lidhen me nënën e tyre gjatë shtatzënisë, pasi ajo mund të jetë një mbështetje e mirë. Duke u shoqëruar me nëna të tjera, mund të shkëmbeni përvoja dhe të dëgjoni këshilla të mira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Heidi Klum dhe vajza e saj vazhdojnë bashkëpunimin duke prezantuar një koleksion të ri të të brendshmeve

Tri këshilla për nënat e reja kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve

Sofia Vergara reagon ndaj akuzave për operacione plastike, por gjithsesi pranon intervenimet estetike

Heidi Klum dhe vajza e saj vazhdojnë bashkëpunimin duke prezantuar një koleksion të ri të të brendshmeve

Jennifer Lopez në një kombinim biznesi, por të relaksuar: Atlete për të shkuar në zyrë, pse jo?

Palltot e lëkurës, fiksimi i gocave të famshme për këtë sezon

Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Sofia Vergara reagon ndaj akuzave për operacione plastike, por gjithsesi pranon intervenimet estetike

Çfarë duan meshkujt në shtrat?

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat