LAJMI I FUNDIT:

Iu bë një pyetje në lidhje me “pagesat mister” për gruan e tij – presidenti i Brazilit i thotë gazetarit se do të donte ta godiste në fytyrë

Iu bë një pyetje në lidhje me “pagesat mister” për gruan e tij – presidenti i Brazilit i thotë gazetarit se do të donte ta godiste në fytyrë

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i ka thënë një gazetari se do të donte të “shkatërronte fytyrën e tij” pasi u pyet në lidhje me raportet për një seri pagesash misterioze në llogarinë bankare të gruas së tij nga një ish oficer policie me lidhje të pretenduara me nëntokën e Rio de Janeiros.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, raportet në mediat braziliane kanë pohuar se ndërmjet viteve 2011 dhe 2017 të paktën 89,000 reais (rreth 13,000 euro) janë paguar në llogari të zonjës së parë të Brazilit, Michelle Bolsonaro.


Depozitat dyshohet se janë bërë nga Fabrício Queiroz, një mik i gjatë i Bolsonaro i cili u arrestua kohët e fundit si pjesë e një hetimi korrupsioni ndaj një prej djemve të presidentit, dhe gruas së Queiroz, Marcia Aguiar.

Flávio Bolsonaro dhe Queiroz kanë mohuar pretendimet e korrupsionit.

Bolsonaro, i cili mori pushtetin në vitin 2018 duke u zotuar të frenojë korrupsionin, ende nuk ka shpjeguar në mënyrë adekuate pagesat dhe ka reaguar kur u pyet për to të dielën.

“Ajo që dua të bëj vërtet është të shkatërroj fytyrën tënde?”, citohet të ketë thënë populisti i ekstremit të djathtë, derisa u filmua duke i thënë një reporteri të një prej gazetave kryesore të Brazilit, O Globo.

Ndërsa ai qëndronte jashtë Katedrales Katolike të Brasília, Bolsonaro atëherë e quajti gazetarin një safado (një njeri të pakëndshëm).

Komentet e tij ngjallën një reagim të menjëhershëm nga anëtarët e mediave dhe politikanët e opozitës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori