Frederick Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington mendon se potenciali për një konflikt i SHBA-së me Kinën është në të vërtetë më i mundshëm në pesë vjetët e ardhshme.
“Shpresoj se e kam gabim, por fatkeqësisht mendoj se sjellja agresive dhe e paligjshme e Kinës, në rastin e Detit të Kinës së Jugut dhe Hong Kong, si dhe kërcënimet ndaj Tajvanit, na vendosin në rrugën drejt një konflikti të mundshëm, megjithëse ai që mund të jetë i tipit të kufizuar. Unë nuk mendoj se do të jetë një konflikt në kontinentin aziatik, por me siguri më tepër në det dhe në ajër, potencialisht në hapësirë. Për këtë arsye është kaq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë të sigurojnë një aleancë të fortë të NATO-s dhe partneritete me vendet jo-NATO”, ka thënë Hodges në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Në këtë drejtim ka shtuar ai “ne duhet të konkurrojmë me Kinën në fushën ekonomike dhe me Kremlinin në atë diplomatike dhe informative”.
“Në rast të një konflikti me Kinën, përfundimisht, do të jetë e nevojshme që shtylla evropiane e NATO-s të vazhdojë të ndalojë agresionin e Kremlinit, pa një ndihmë të madhe ushtarake amerikane sepse SHBA-së do t’i duhet përfshirja e më shumë burimeve në një konflikt të mundshëm me Kinën”, ka thënë më tej ai.
Ndërsa në pyetjen se si i sheh ai raportet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitet në vazhdim, Frederick Ben Hodges ka thënë: Rusia është një vend i shkëlqyeshëm, por është një vend me shumë vështirësi dhe ka një regjim, i cili i ka bërë më shumë dëme dhe të këqija popullit rus sesa çdo fuqi tjetër e jashtme që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Kremlini respekton vetëm forcën dhe përçmon dobësinë. Nëse NATO-ja mbetet e fuqishme dhe e bashkuar, me një angazhim të fortë dhe të pagabueshëm amerikan në Evropë, atëherë unë mendoj se Kremlini do të zmbrapset”, ka shtuar Hodges. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës