LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për 2,700 tonë nitrat amoniumi në portin e Dakarit, zyrtarët e vendit kërkojnë heqjen e tyre të menjëhershme

Raportohet për 2,700 tonë nitrat amoniumi në portin e Dakarit, zyrtarët e vendit kërkojnë heqjen e tyre të menjëhershme

Zyrtarët e Senegalit kanë kërkuar heqjen e 2,700 tonë nitrat amoniumi nga porti i Dakarit, në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim i mundshëm, ngjashëm me atë që pasoi para disa javësh në Bejrut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shuma e kimikateve në portin e Dakarit e cila gjendet afër zonave të banuara, është pothuajse e njejët me atë në kryeqytetin libanez.

Zyrtarët thonë se kimikatet ishin pjesë e një dërgese prej 3,050 tonë të destinuara në shtetin e Malit, ndërkohë përgjegjësit e portit thonë se 350 tonë të nitratit veçse janë transportuar atje.


Ndërkohë qeveria deklaroi së fundmi se pronari i këtyre kimikateve ka kërkuar depozitimin e tyre në një depo rreth 30 kilometra larg nga porti i Dakarit.

Mirëpo kjo kërkesë nuk u aprovua nga ministria e mjedisit, duke thënë shuma nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

“Ne i kemi kërkuar pronarit që të transportojë këto produkte jashtë Senegalit”, tha zyrtari i ministrisë Baba Drame për AFP. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori