LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa feston ditëlindjen e 25-të, Dukagjini me urim të përzemërt: Jam i lumtur që jemi bashkë në këtë udhëtim, do më kesh gjithmonë pranë

Dua Lipa feston ditëlindjen e 25-të, Dukagjini me urim të përzemërt: Jam i lumtur që jemi bashkë në këtë udhëtim, do më kesh gjithmonë pranë
Dua Lipa (Foto: Robin Marchant/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 25-të.

Ajo u lind më 22 gusht të vitit 1995 në Londër dhe është fëmija më i madh i prindërve Dukagjin dhe Anesa Lipa.


Me rastin e ditëlindjes, Lipa ka pranuar urime të shumta nga fansat, miqtë e familjarët e saj.

Dua Lipa (Foto: Christian Augustin/Getty Images/Guliver)

I ati i këngëtares, frontmeni i grupit “ODA”, i cili njëherësh ka luajtur edhe rolin e menaxherit gjatë gjithë karrierës së saj, nuk i ka kursyer fjalët më të përzemërta në 25-vjetorin e lindjes të së bijës.

Dukagjini publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej bashkë me të bijën e tij, e cila sot është një nga muzikantet më të mëdha në botë.

“25 vjet nga koha kur linde dhe unë jam i bekuar. Je rritur tani, por ti je akoma fëmija im i vogël. Unë jam aq mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Do më kesh gjithmonë duke u kujdesur për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, kanë qenë fjalët e tij.

Dua përndryshe vetëm një ditë më parë festoi pesë vjetorin e projektit të saj të parë muzikor, të titulluar “New Love”, i cili ishte një pikënisje e fortë drejt një karriere të suksesshme ndërkombëtare që e gëzon sot.

Dua Lipa edhe vetëm pse 25 vjeçare ka shënuar suksese të shumta. Ajo është fituese e dyfishtë e çmimeve “Grammy” dhe BRIT Awards, si dhe albumi i saj me titull “Dua Lipa” është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër në histori të Spotify-t. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori