Mbrëmjen e së premtes janë publikuar disa dokumente përmes së cilave pretendohet se hidhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe dokumente të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.
Në lidhje me këto publikime, ka reaguar djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.
Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se publikimi i disa dokumenteve me të cilat pretendohet fati i babait të tij është tronditës, sfidues e akuzues për institucionet e Kosovës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Sipas tij, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj siç tha ai as në këtë rast nuk i marrin apriori si të besueshme e të verifikuara.
Hoti kërkon nga institucionet e Kosovës si dhe nga kryeministri Avdullah Hoti që në kuadër të dialogut me Serbinë, t’i trajtojnë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndërkombëtar.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Publikimi i disa dokumenteve tani në RTK me të cilat pretendohet fati i babait / e familjarit tonë Ukshin Hoti, përveç tronditës është edhe sfidues e akuzues për institucionet e Kosovës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare. Për ne si familje, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj as në këtë rast nuk i marrim apriori si të besueshme e të verifikuara. Megjithatë, në përpjekjet tona për zbardhjen e të vërtetës, duke bashkëndjerë me familjet e të gjithë të pagjeturve nga lufta, kemi qenë të vetëdijshëm për përmasën barbare e kriminale të Serbisë. Gjatë më shumë se 20 vjetëve të terrorit psikologjik jo vetëm për ne si familje, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Këshilli i Evropës e të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, kanë dështuar ta mposhtin mizorinë dhe lojën perverse të politikës serbe me fatin e viktimave të saj. Prandaj, është koha e fundit që Ministria e Drejtësisë, Prokuroria Speciale e Kosovës – Departamenti për Krimet e Luftës, Komisioni Qeveritar për Personat e zhdukur me forcë nga Serbia, Kuvendi i Kosovës dhe çdo institucion tjetër relevant, si dhe Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të dialogut me Serbinë, t’i trajtojnë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndërkombëtar. Mbarë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa faktet shpesh po zëvendësohen me fabrikime, duke çoroditur edhe lirinë e të vërtetën tonë historike. Dështimin dhe papërgjegjësinë në këtë rast, e bëjnë edhe më irrituese reagimet për keqardhje të EULEX-it, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të Prokurorisë Speciale. Mbi bazën e pretendimeve të publikuara, ne si familje kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që këtë çështje ta ngrisin urgjentisht në instancat ndërkombëtare dhe të gjenden eshtrat e pretenduara në këtë dokument (në cilindo institucion vendor apo ndërkombëtar qofshin) për të bërë ADN-në e tyre, në mënyrë që të zbardhet e vërteta! Është më tepër se humane që ne si familje ta dimë të vërtetën për fatin e Ukshin Hotit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë