LAJMI I FUNDIT:

Angazhimi i njëmijë mësimdhënësve të rinj nga MASHT gëzon SBASHK-un, shoqëria civile ka dyshime

Angazhimi i njëmijë mësimdhënësve të rinj nga MASHT gëzon SBASHK-un, shoqëria civile ka dyshime
Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit Ramë Likaj ka paralajmëruar angazhimin e 1,000 mësimdhënësve të rinj në procesin e arsimit në këtë kohë pandemie.

Ky propozim i ministrit po i pëlqen kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

“Kemi statistika që rreth 300 mësimdhënës janë me sëmundje të rënda dhe të tillët nuk do të ishte mirë që ata të përfshihen në procesin mësimorë. Besoj se ministri Likaj e ka pasur fjalën pikërisht për këtë kategori. Por duhet bërë një zgjidhje që këta njerëz që po zëvendësojnë a do të jenë vullnetarë apo shteti duhet t’i paguajë për punën e tyre”, deklaroi Jasharaj.

Dyshime për këtë proces ka njohësi i çështjeve të arsimit Rinor Qehaja.

“Ky propozim duket interesant dhe ka për bazë mirëqenien e komunitetit të mësimdhënësve. I njëjti angazhim parashikon buxhet për gjë që nuk është parashikuar për këtë vit. Shpresoj se edhe kjo iniciativë do të gjejë mbështetje në të kundërtën vështirë që implementohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rinor Qehaja.

Qehaja thotë se nxënësit kosovar janë dëmtuar shumë nga mësimi online dhe sipas tij nëse ndodh përsëri e njëjta gjë do të dëmtohej procesi i mësim nxënies.

Qeveria në mbledhjen e ardhshme pritet ta miratojë masterplanin e MASHT për rifillimin e arsimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori