LAJMI I FUNDIT:

Substanca kimike janë gjetur në duart e kritikut të Kremlinit i cili dyshohet të jetë helmuar

Substanca kimike janë gjetur në duart e kritikut të Kremlinit i cili dyshohet të jetë helmuar

Zyrtarët nga Ministria e Shëndetësisë në një rajon siberian kanë deklaruar të premten se një raport ka gjetur substancë kimike të një natyre industriale në flokët si dhe në duart e Aleksei Navalny, kritiku i Kremlinit i cili dyshohet të jetë helmuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mjeku kryesor në spitalin ku po trajtohej Navalny, Alexander Murakhovsky, tha se ishin gjetur gjurmë të substancave kimike industriale në rrobat dhe në gishtat e 44 vjeçarit.


Navalny dyshohet se u helmua të enjten kur i njëjti kishte konsumuar çaj gjatë ditës, ndërsa thuhet se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet kritike.

Raportohet se 44 vjeçari ishte një kritik i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai bëri emër duke ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka vuajtur dënime të shumta me burg.

Dyshohet se një substancë helmuese u fut në çajin që ishte duke e pirë Navalny, në një kafene në aeroportin e qytetit të Tomskit ndërsa përgatitej të fluturonte për në Moskë.

Mjekët deklaruan se gjatë mbrëmjes gjendja e tij ishte përmirësuar paksa por ai mbetet ende në rrezik, sakaq i njëjti nuk duhet të lëvizë nga spitali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori