Familja e heroit, Ismet Ukaj nga Strellci i Epërm i Deçanit në ditën kur u zbulua shtatorja e tij ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 31 vjet më parë familjes Zenelaj.
Haki Ukaj vëllai i heroit tha se këtë akt po e bëjnë për të nderuar gjithë popullin shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorët e rënë.
“Ne familja Ukaj e kemi vendosur sot me ia fal gjakun familjes Zenelaj, gjakun e vëllait që na u është vrarë para 31 viteve, që na u ka mbytur. E kemi bërë këtë gjest në emër të gjithë popullit shqiptar, në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo dëshmori”, tha Ukaj.
I pranishëm në këtë ceremoni kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vjen nga kjo anë. Ai faljen e gjakut nga familja Ukaj e cilësoi si një veprim që tregon se populli shqiptar ka vlera dhe mund të ecë përpara.
“Se shqiptarët jemi popull me vlera unik dhe që vërtetë në vete mbanë vlera e dëshmon ky moment, momenti kur nëna Sabrije, nëna e Ismetit heroit të Kosovës dhe gjithë familja e ndërmarrin një vepër kaq fisnike dhe e falin gjakun e djalit të vete nëna Sabrije të djalit të vetë të madh Zekës. E falin për të nderuar këtë tokë atdheun që e kanë ujit shumë njerëz të zot.. kjo na vërteton se shqiptarët kemi me ditë me ec përpara”, tha ai.
Faljen e gjakut nga familja Ukaj akt fisnik e ka konsideruar edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Sot me ngritjen e shtatores së heroit Ismet Ukaj po i nderojmë të gjithë dëshmorët e atdheut …Sot po ashtu bëhet një akt fisnik”, tha ai.
Pas kësaj ceremonie u bë edhe zbulimi i shtatores së heroit, Ismet Ukaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos