Fondi i Pavarur i Norvegjisë, që është një nga fondet më të mëdha të pasurive shtetërore në botë, njofton se në gjysmën e parë të vitit 2020 ka regjistruar një humbje në investime prej 17.6 miliardë euro apo 188 miliardë korona norvegjeze.
Sipas një deklarate të Fondit, përcjell Telegrafi, humbja ishte kryesisht për shkak të rënies së vlerës së aksioneve dhe portofolit të pasurive të paluajtshme në kohën e pandemisë COVID-19.
Në pjesën e parë të këtij viti, Fondi regjistroi një humbje në investime prej 3.4 për qind. Fitimet në portofolin e kapitalit neto ranë me 6.8 për qind, kurse rënien më të madhe deri në 33.1 për qind e regjistruan aksionet e kompanive të naftës, që erdhën për shkak të rënies së çmimit të saj.
Zëvendësdrejtori i këtij Fondi, Trond Grande tha që kishte luhatje të mëdha në tregun e aksioneve në gjysmën e parë të këtij viti.
“Ne e filluam vitin me optimizëm, por me përhapjen e virusit COVID-19 në të gjithë botën, perspektiva në tregun e aksioneve ndryshoi shpejt. Tregjet më pas treguan një rimëkëmbje të mirë në tremujorin e dytë, por ne akoma jemi dëshmitarë të një pasigurie të madhe”, tha Grande.
Fondi i Pavarur i Norvegjisë është themeluar në vitin 1990 për të investuar të ardhura nga shitja e naftës dhe gazit. Përfshinë aksionet e pronësisë të 9,200 kompanive nga e gjithë bota.
Të ardhurat nga Fondi përdoren gjithashtu për të paguar pensione për shtetasit norvegjezë, ku janë rreth 180 mijë dollarë në kursime pensionale për secilin qytetar të këtij vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'