LAJMI I FUNDIT:

Xhemaj i PDK-së: Një tjetër e arritur e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Xhemaj i PDK-së: Një tjetër e arritur e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj, ka vlerësuar se një tjetër e arritur e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u kurorëzua sot me marrëveshjen LSDM-BDI, si fituesit legjitim të zgjedhjeve.

“Shqiptarët votuan për kryeministrin e parë shqiptar dhe ja dolën, i cili do ta ushtroj detyrën për 100 ditë. Kryeparlamentari dhe ministri jashtëm (për herë të parë) po ashtu, shqiptar”, ka shkruar Xhemaj në Facebook.


Sipas tij, qytetarët nuk u mashtruan nga thirrjet qëllimkëqija e propaganduese për t’i ndarë shqiptarët, që fatkeqësisht u përkrahën publikisht edhe nga parti politike në Kosovë.

“Për ne, janë me interes të drejtat e shqiptarëve dhe jo fatet e partive politike. Urime shqipe”, ka shkruar më tej Xhemaj në Facebook. /Telegrafi/