LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian nuk e njeh Lukashenkon për president të Bjellorusisë

Parlamenti Evropian nuk e njeh Lukashenkon për president të Bjellorusisë

Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian (PE), kanë konfirmuar të martën se nuk e njohin Aleksandar Lukashenkan si president të rizgjedhur të Bjellorusisë, dhe atë e konsiderojnë si “persona non-grata” (person të padëshiruar) në Bashkimin Evropian (BE).

Në deklaratën e përbashkët, ata konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit “nuk ishin as të lira, as të drejta”, ndërsa, sipas tyre, raportet e besueshme tregojnë për një fitore të lideres opozitare, Svetlana Tikhanovskaya.

Deklaratën e përbashkët e kanë nënshkruar shefat e grupit të Partive Popullore, Socialemokratëve, Liberalëve, të Grupit të të Gjelbërve si dhe konservatorëve dhe reformistëve evropianë.


Megjithatë në mesin e nënshkruesve mungojnë përfaqësuesit e grupacioneve politike që i përkasin ekstremit së djathtë dhe të majtë, ndonëse ato janë më të vogla në numër, transmeton REL.

Në deklaratën e përbashkët, përfaqësuesit e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian përshëndesin popullin bjellorus për guximin dhe vendosmërinë e tyre si dhe mbështesin fuqishëm dëshirën e tyre për ndryshime demokratike dhe liri.

“Ne dënojmë fuqishëm arrestimet dhe aktet e tmerrshme të dhunës dhe torturave të kryera kundër protestuesve paqësorë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë të këtyre krimeve, të cilat nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, porositën ata duke rikujtuar Alexander Lukashenkon për përgjegjësinë e tij.

Megjithatë, Parlamenti Evropian nuk ka autoritet që të shpallë dikë persona non-grata, meqë kjo çështje është në kompetencë të shteteve anëtare të BE-së.

Shtetet anëtare të BE-së, në nivelin më të lartë politik, do ta shqyrtojnë situatën në Bjellorusi, më 19 gusht, përmes një video-konference. /evropaelire/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori