LAJMI I FUNDIT:

Trump: Liderët botërorë kërkojnë ndihmën time kur bëhet fjalë për Erdoganin

Trump: Liderët botërorë kërkojnë ndihmën time kur bëhet fjalë për Erdoganin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se liderët botërorë kanë kërkuar ndihmën me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, sepse siç pretendon ai, lideri turk do ta dëgjojë vetëm atë.

“Krerë të shteteve, javën e kaluar, më thirrën… ‘mund ta thirrni Erdogan-in'”, tha Trump gjatë një interviste me Fox News, duke iu referuar liderëve botërorë të cilët nuk i emëroi.

Trump tha se ai pyeti liderët, të cilët nuk i emëroi, pse duhet të jetë ai që duhet të flasë me presidentin turk, për të cilën Trump tha se ata iu përgjigjën, “Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë. Ai neve nuk na dëgjon. Ju jeni i vetmi”.


“Unë thashë ‘A është kjo për shkak të SHBA-ve?’… Ai më tha ‘Jo, kjo është për shkak jush. Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë’. Nuk më pëlqen ta them këtë publikisht, por ndodh në të vërtetë. Unë shoqërohem me të dhe ai dëgjon”, tha Trump.

Mbetet e paqartë se për cilin lider apo për cilët liderë Trump foli gjatë intervistës, por komenti vjen mes tensioneve të ngritura në Mesdheun Lindor që përfshin disa aleatë të SHBA-ve, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin.

Dje, Shtëpia e Bardhë tha se Trump realizoi një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe tha se liderët e dy vendeve “u pajtuan se Greqia dhe Turqia duhet të angazhohen për dialog, që është e vetmja rrugë për të zgjidhur dallimet e tyre”.

Trump tha se ai po “merret me shahistë të klasit botëror” në këto dialogje me drejtuesit botërorë, duke veçuar presidentin Erdogan midis liderëve kombëtar, transmeton Anadolu Agency.

Tensionet në rajon janë rritur pas paktit të ri të diskutueshëm detar mes Greqisë dhe Egjiptit.

Burime greke të mbrojtjes të enjten njoftuan stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdheun Lindor së bashku me Francën.

Stërvitja, e cila përfshin dy avionë luftarakë Rafale, u krye në ishullin grek të Kretës pasi Franca të mërkurën njoftoi se do të rrit praninë ushtarake në rajon.

Të shtunën u njoftua se një marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e vitit 2017 midis Qipros Jugore dhe Francës ka hyrë në fuqi më 1 gusht.

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, kritikoi stërvitjet e përbashkëta dhe marrëveshjen, duke theksuar se ato janë “të papranueshme në çdo rrethanë”.

“Është thelbësore që Franca të mos kërkojë aventura në çështjet që kanë të bëjnë me Qipron dhe të veprojë shumë më me përgjegjësi”, tha Oktay.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori