Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj rasteve të kanosjes dhe sulmeve ndaj policëve të Kosovës.
Sindikata e Policisë përmes një reagimi për media thekson se kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të rasteve u zyrtarët policorë janë kanosur dhe janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga persona të pandërgjegjshëm.
“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon këto veprime, duke ju rikujtuar të gjithëve se zyrtarët policorë me gjithë lodhjen fizike dhe psikike janë të përgatitur profesionalisht dhe janë në gjendje gatishmërie ta mbrojnë vetveten e tyre dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës, duke respektuar vendimet e Qeverisë për respektimin e masave, ku në këtë kohë të vështirë Policia e Kosovës është e obliguar të dalë në terren dhe të ndërmarrë masa konform ligjeve pozitive të vendit në parandalimin dhe luftimin e pandemisë ‘COVID-19’”, thuhet në reagim.
Kjo sindikatë po ashtu rikujton se policët janë të angazhuar me orar 12 orësh dhe kjo paraqet barrë shtesë për shëndetin fizik të zyrtarëve policorë, përpos rrezikut nga pandemia, që duhet t’i ekspozohen duke bërë kontrolle të kohëpaskohshme të qytetarëve dhe të automjeteve.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë kohore të një pandemie, sot më shumë se kurrë na duhet bashkëpunimi me qytetarët e Republikës sonë dhe jo sulmet fizike ndaj policëve të cilët po kryejnë detyrën e tyre zyrtare, në mbrojtje të rendit dhe ligjit”.
Sindikata e Policisë brengoset dhe shpreh pakënaqësinë e saj ndaj rasteve, sulmeve dhe kanosjeve ndaj policëve dhe nuk do të tolerojë që këto raste të përsëriten e të ndodhin ndaj policëve.
“Iu bëjmë thirrje organeve ligjvënëse dhe kompentente që dënimet e tilla të jenë më rigoroze dhe të më të ashpra ndaj personave të pandërgjegjshëm, meqenëse numri i sulmeve çdo ditë e më shumë po shtohet në forma të ndryshme nënçmuese ndaj zyrtarëve policorë që i përkasin një institucioni më të besuar në vend”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025