LAJMI I FUNDIT:

Angellovska: Nuk është e saktë se i kam tërhequr mjetet e mia nga Banka “Erostandard”

Angellovska: Nuk është e saktë se i kam tërhequr mjetet e mia nga Banka “Erostandard”

Ministrja e Financave Nina Angellovska i përgënjeshtroi informacionet të cilat u plasuan lidhur me tërheqjen e mjeteve të saj nga Banka “Eurostandard”, e cila është ka falimentuar, duke theksuar se nuk është e saktë as shuma e cila theksohet në tekste.

“Që nga viti i kaluar përmes gjysmës së atyre depozitave janë investuar në fondin investues. E vetmja që është e saktë deri më tani nga informacionet e plasuara është se kam pasur depozitë në Bankën Eurostandard”, theksoi Angellovska.

Ajo theksoi se plotësisht është i pasaktë informacioni se mjetet e saj i ka transferuar në banka të tjera ose se i ka tërhequr.


“Është e vërtetë se pas marrjes së funksionit – ministre e Financave – këto mjete të mia personale, të fituara para se të bëhem ministre dhe rregullisht të raportuara, ishin dedikuar për investime në biznes, ndërsa pas marrjes së funksionit, pasi aktivitetet e mia afariste i vendosa në plan të dytë, një pjesë të atyre mjeteve vendosa t’i shfrytëzoj që ta zgjidh çështjen e banimit, gjegjësisht të blej një banesë personale duke pasur parasysh që jetoja me qira”, shpjegoi ministrja.

Ajo përkujtoi se në periudhën kur e ka blerë banesën e përmendur, gjithashtu në opinion ishin lansuar informacione tendencioze dhe të pasakta se gjoja nuk e ka paraqitur banesën në Komisionin për Antikorrupsion, që, siç theksoi, nuk është i saktë.

Ajo potencoi se Ministria e Financave nuk ka kompetenca mbi krijimin dhe funksionimin e punës së bankave, as jep, as nuk heq leje pune të bankës. Vetëm Banka Popullore, si trup i pavarur rregullues dhe mbikëqyrës, ka kompetencë në domenin e punës së bankave që do të thotë mbikëqyrja, superovizioni, vendosja e masave, lëshimi dhe marrja e lejeve për bankat i kryen jashtëzakonisht dhe në mënyrë të pavarur Banka Popullore.

Goshev: Angelovska është kujdesur për paratë e saja, është e qartë se ka pasur informacione për gjendjen në “eurostandard”
Lexo po ashtu Goshev: Angelovska është kujdesur për paratë e saja, është e qartë se ka pasur informacione për gjendjen në “eurostandard”

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori