LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa vjen me set të çuditshëm fotografik për kopertinën e “W Magazine”

Dua Lipa vjen me set të çuditshëm fotografik për kopertinën e “W Magazine”
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.

Ajo solli remiksin e këngës “Levitating” së bashku me klip, në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës si Madonna dhe Missy Elliott.

E veçanta e këtij klipi është se pjesë e tij është i dashuri i artistes, Anwar Hadid.


Teksa po shijon suksesinj e projektit muzikor, Dua po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale dhe t’i mbajë fansat të azhurnuar për më të rejat e saj.

Së fundmi, Lipa, ka realizuar një fotosesion shumë të veçantë për “W Magazine”, në të cilin është shfaqur në disa poza mjaft artistike dhe ndryshe.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në disa prej paraqitjeve, Dua pozon në ngjyrën rozë teksa te pjesa e gjoksit ka të stampuar një dizajn me qershi.

Dua Lipa publikon bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliott - pjesë e klipit edhe i dashuri i saj Anwar Hadid
Lexo po ashtu Dua Lipa publikon bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliott - pjesë e klipit edhe i dashuri i saj Anwar Hadid

Ajo i publikoi për fansat e saj në Instagram disa nga fotografitë e këtij seti, duke thënë se ishte diçka vërtetë e veçantë për të, pozimi për këtë revistë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Nxehtë nga i mrekullueshme, argëtuesi dhe fotografi legjendar Tim Walker për ‘W Magazine'”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CD4Ku_uBnT7/