Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë për RTV Dukagjinin se më shqetësuese se numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19 është numri i lartë i rasteve aktive.
“Mbi 3,900 rastet aktive janë burim i madh rreziku që të infektojnë persona tjerë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Humolli thotë se ka sinjale të mira që mund të bie numri i të prekurve me COVID-19 por sipas saj duhen dy javë për të parë trendin se pandemia po zbutet.
“Dy ditë të mira nuk mund të merren si indikatorë domethënës. Duhet edhe për dy javë të ketë rënie të vazhdueshme të sëmundjes”.
Ajo ka thënë se miratimi i Ligjit anti-Covid në Kuvend do të ndihmojë në luftimin e pandemisë dhe plotëson zbrazëtirat që kishte Ligji për Sëmundjet ngjitëse.
Zyrtarja profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mësimi për klasat e ulëta duhet të fillojë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për përhapje të pandemisë.
“Parashkollorët e deri te klasa e pestë të mbajnë mësimin fizikisht në shkollë pasi grup mosha e tyre nuk atakohet nga virusi e as nuk janë burim i përhapjes së virusit. Moshat e tjera mund të mbajnë mësim edhe online, por shkollat profesionale duhet të jetë fizikisht në shkollë. Edhe studentët e mjekësisë duhet të jenë fizikisht në shkollë pasi puna praktike bëhet në vendin e ngjarjes ndërsa ligjëratat mund të bëhen edhe online”, tha ndër të tjera Isme Humolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës