Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet në mes të këtyre vendeve.
Izraeli dhe fqinjët arabë kanë zhvilluar tetë luftëra dhe kanë nënshkruar pak marrëveshje për paqe.
Kjo është vetëm marrëveshja e tretë në mes të një vendi të Gjirit Arab dhe Izraelit për krijim të lidhjeve diplomatike.
Egjipti ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme më 1979, dhe Jordani më 1994.
Izraeli është krijuar më 14 maj të vitit 1948.
Ky shtet menjëherë është përballur me sulme nga vendet fqinje si, Egjipti, Jordani, Libani dhe Siria, mirëpo ka arritur t’i zmbrapsë të gjithë.
Për çfarë është arritur pajtueshmëri?
Në javët në vijim delegacionet nga të dyja shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale sa u përket investimeve, turizmit, fluturimeve direkte, sigurisë, telekomunikimeve, energjisë, kulturës, kujdesit shëndetësor, zhvillimit të ambasadave reciproke dhe fushave tjera me interes të përbashkët.
Në marrëveshje po ashtu përfshihet zotimi i Izraelit për të “pezulluar” aneksimin e zonave të pushtuara nga palestinezët në Bregun Perëndimor.
Liderë nga e gjithë bota e kanë komentuar këtë vendim.
SHBA
Në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se këto dy shtete janë mike të mëdha të SHBA-së.
“Pikë e madhe kyçe sot! Marrëveshje historike për paqe në mes të dy vendeve mike, Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe!”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
“Të gjithë kanë thënë se kjo do të jetë e pamundshme… Pas 49 vjetëve Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të normalizojnë plotësisht lidhjet e tyre diplomatike”, u ka thënë Trump më vonë gazetarëve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e ka përshkruar të enjten si “ditë historike me një hap të madh përpara paqes në Lindje të Mesme”.
“Shtetet e Bashkuara shpresojnë se ky hap i guximshëm do të jetë i pari në një seri të marrëveshjeve që u hapin fund 72 vjetëve të armiqësive në rajon”, ka thënë Pompeo.
Kandidati demokrat për president Joe Biden ka thënë: “Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë një hap historik për të krijuar urë lidhëse mes ndasive të mëdha në Lindjen e Mesme”.
Ai ka shtuar se “oferta e Emirateve për të njohur publikisht shtetin e Izraelit është e mirëpritur, e guximshme dhe shumë e nevojshme”.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, që ka ndihmuar në hartimin e planit të Trumpit për paqe, ka thënë se marrëveshja është “akullthyese në mes të këtyre dy shteteve” duke shtuar se “shpresojmë të shohim më shumë shtete duke vepruar kështu”.
Izraeli
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se kjo ditë ka qenë “historike”.
“Sot ne nisim një epokë të re të marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe botës arabe”, ka thënë Netanyahu përmes një konference për media.
Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz e ka konsideruar marrëveshjen “të rëndësishme dhe të madhe”.
“U bëj thirrje edhe vendeve tjera arabe të përparojnë në marrëdhëniet diplomatike”, ka shtuar ai.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Lideri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al-Nahyan ka thënë se “marrëveshja është arritur për të ndaluar aneksimin e territoreve palestineze nga ana e Izraelit”.
Ministri Shtetëror për Çështje të Jashtme, Anwar Gargash, u ka thënë mediave se “shumica e shteteve do të shohin këtë veprim si hap të madh për të garantuar zgjidhjen me dy shtete, duke dhënë kohë për negociata”.
Palestinezët
Autoriteti Palestinez ka shprehur “kundërshtimin e thellë dhe dënimin” për këtë marrëveshje.
Presidenti i këtij Autoriteti, Mahmud Abbas, e ka quajtur marrëveshjen “agresion” kundër popullit palestinez dhe “tradhti” ndaj misionit të tyre, duke përfshirë pretendimin për Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit të tyre në të ardhmen.
Hazem Qasem, zëdhënës i grupit islamit palestinez, Hamas, që kontrollin Rripin e Gazas, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP se marrëveshja “nuk i shërben misionit palestinez”.
Një zyrtar i lartë palestinez ka thënë: Lutem që kurrë të mos e përjetoni agoninë e vjedhjes së shtetit; lutem që të mos përjetoni kurrë dhimbjen e të jetuarit nën pushtim; lutem që kurrë të mos jeni dëshmitar të shkatërrimit të shtëpive tuaja dhe vrasjes së më të dashurve tuaj; lutëm që të mos shiteni kurrë nga “shokët tuaj”.
Egjipti
“Unë vlerësoj përpjekjet e arkitektëve të kësaj marrëveshjeje për përparim dhe stabilitet të rajonit tonë”, ka thënë presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.
Ai ka thënë se shpreson që marrëveshja do të ndalë aneksimin e tokës palestineze nga ana e Izraelit, dhe do të sjellë “paqe” në Lindje të Mesme.
Bahreini
“Kjo marrëveshje historike do të kontribuojë në rritjen e stabilitetit dhe paqes në rajon”, ka thënë qeveria e këtij shteti përmes një deklarate.
Britania e Madhe
Ministri u Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë përmes një deklarate se “ky është një hap historik për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy miqve të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar…Nuk ka zëvendësim për bisedime direke mes palestinezëve dhe Izraelit, që është rruga e vetme për të krijuar zgjidhje me dy shtete dhe paqe afatgjatë”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk
Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent
Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian