LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci dhe Vincent Cassel kalojnë kohë së bashku

Monica Bellucci dhe Vincent Cassel kalojnë kohë së bashku
Monica Bellucci dhe Vincent Cassel (Foto: Franco Origlia/Getty Images/Guliver)

Monica Bellucci dhe Vincent Cassel mbetën në një marrëdhënie të shkëlqyer pas divorcit. Ende ka spekulime se ish-bashkëshortët nuk pajtohen më së miri, mirëpo fotografitë nga Italia konfirmojnë të parën, dhe mohojnë të dytën.

Aktorja italiane dhe francezi i famshëm, ish-burri dhe kolegu i saj, qëndruan në Itali rreth dhjetë ditë më parë, me vajzat e tyre Deva (15) dhe Leoni (10).

Ata janë fotografuar në një restorant të famshëm duke shijuar darkën. Dhe arsyeja e mbledhjes ishte mjaft e veçantë.


(Foto: Francois Durand/Getty Images/Guliver)

55-vjeçarja dhe vajza e saj e madhe xhiruan në liqenin Como në Itali një fushatë të re për shtëpinë e modës “Dolce & Gabbana”, me të cilën italiania e famshme bashkëpunoi në fillimin e karrierës së saj të modelimit, dhe mori pjesë disa vjet më parë në fushatën e diskutueshme për të treguar lidhjen midis modës dhe fesë.

Deva është gjithashtu e përfshirë në aktrim dhe në fushën e modës që ndjek gjurmët e nënës së saj, ajo gjithashtu mori mbështetje nga babai i saj, i cili iu bashkua asaj në set. Imazhet nga Italia tregojnë gjithashtu se si do të duket Deva në fushatë – transmeton KP.

(Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Pas xhirimeve, Monica shkoi në Greqi, ku gruaja aktuale e 53-vjeçarit Cassel, Tina Kunakey (23 vjeçare), me të cilën u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë bashkë, po qëndronte në të njëjtën kohë.

Ndryshe, Monica dhe Vincent ishin martuar nga viti 1999 deri në vitin 2013.

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” - Gresa kërkon largimin nga Big Brother

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Gjesti befason duke kënduar ilahi, i bashkohet edhe Burimi

Magazina
“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

“Nëna nuk ka vdekur, është martuar në Gjermani tani” - Xheneta Fetahu rrëfen detaje prekëse për historinë e saj familjare

Magazina
Kalo në kategori