LAJMI I FUNDIT:

OSBE i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes

OSBE i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes

Misioni i OSBE-së në Kosovë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes.

Sipas një komunikate, OSBE-ja ka mbështetur lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes në Kosovë që nga viti 1999, në partneritet të ngushtë me institucionet dhe mediat në Kosovë.

Dhe në këtë kontekst, kërkojnë vëmendje të veçantë për nenin 5 të këtij projektligji, i cili thuhet se do të cenonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e individëve për t’i shprehur bindjet e tyre personale dhe pikëpamjet politike.


“Ne ndajmë shqetësimet e shprehura nga Ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe miqtë e tjerë të Kosovës, përfshirë ambasadën gjermane dhe atë zvicerane, të cilat e kanë ngritur zërin e tyre lidhur me këtë ligj”.

“Kosova ka kornizë të avancuar ligjore, në përputhje me standardet evropiane, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe të drejtat dhe liritë e tjera të arritura me mund të madh. Por, sikur këto mbrojtje do të vlenin vetëm për idetë popullore, ato nuk do të ishin të nevojshme. Demokracia kërkon tolerancë për mospajtimet dhe respektim për mosmarrëveshjet, madje edhe për çështjet me rëndësi thelbësore historike”, thuhet në komunikatën e OSBE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori