LAJMI I FUNDIT:

​5.6 milionë euro të nevojshme për realizimin e tre skenarëve për mbajtjen e mësimit

​5.6 milionë euro të nevojshme për realizimin e tre skenarëve për mbajtjen e mësimit

Mbi pesë milionë euro është kosto e nevojshme për mbajtjen e mësimit në tre skenarët më 1 shtator, të cilët janë propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kështu është bërë e ditur sot gjatë raportimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në Komisionin për Arsim lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj në këtë komision ka kërkuar mbështetje për buxhet, meqë sipas tij gjatë këtij viti ka pasur shkurtim prej 11 milionë euro.


I pyetur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi se sa do të jetë kosto për të mbuluar këtë mënyrë të mësimit, këshilltarja e ministrit Diellza Kukaj tha se kostoja totale është 5,6 milionë euro.

Fillimi i mësimit në shtator, Likaj prezanton tre skenarët
Lexo po ashtu Fillimi i mësimit në shtator, Likaj prezanton tre skenarët

“E kemi buxhetin 5,6 milionë, i cili është i nevojshëm, tani do ta ndajmë në sektor se kush do të jetë pjesëmarrës në financimin e saj. Atëherë gjithsej kosto e “E-mësimit”, apo mësimit në distancë është 2,7 milionë. Ku kjo është e ndarë ndërmjet donatorëve dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Jashtë kësaj kemi edhe pajisjet, të cilat i kemi siguruar prej donatorëve në shumë 1,7 milion euro. Në kuadër të pajisjeve për donatorë dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë të përfshirë fëmijët, të cilët nuk kanë pasur pajisje. Sa i përket trajtimit të institucioneve dhe masat higjienike të cilat duhet të ndërmerren, ne kemi bërë një vlerësim se sa do të jetë kostoja totale për sigurimin e kushteve elementare dhe kushteve të përgjithshme për mbajtjen e higjienës dhe sigurimin e shëndetit, është 2,5 milionë shuma për komunat në përgjithësi të cilat do të merren me masat mbrojtëse”, tha Kukaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori