OJQ-të kërkojnë të ripërsëritjen e procesit të vlerësimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, thonë se nuk pati transparencë
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës është mbajtur intervistimi i kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit (Ombuspersoni).
Kandidatët që e kanë kaluar me sukses këtë intervistë janë: Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala, ndërkaq me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të përcaktohet se cili nga tre kandidatët do të zgjidhet Avokati i Popullit.
Por, një grup organizatave të shoqërisë civile në Kosovë po kërkojnë anulimin e këtij procesi.
Në një komunikatë për media këto OJQ vendore kanë numëruar disa arsye kryesore se pse duhet anuluar ky konkurs dhe kanë kërkuar ripërsëritjen e procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit në përputhje me Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Kuvendit dhe Ambasadës Britanike.
Sipas tyre në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ka pasur mos transparencë, mos respektim të parimit të meritës dhe ligjshmërisë. Lexoni reagimin e plotë.\
Ne, organizatat e poshtëshënuara, përsërisim qëndrimin tonë kundërshtues ndaj procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit të organizuar nga Paneli Vlerësues i themeluar nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Duke qenë se disa nga ne e kemi monitoruar në mënyrë direkte një proces të tillë, kemi vërejtur probleme serioze në kuptim të transparencës, respektit për parimin e meritës dhe ligjshmërisë së zbatimit të kritereve përzgjedhëse, si në vazhdim:
- a) Procesi përzgjedhës për Avokat të Popullit është i përcaktuar me ligj, dhe i nënshtrohet parimeve të transparencës dhe meritës së kandidatëve që konkurrojnë. Paneli Vlerësues ka bërë lëshime serioze në metodologjinë e zbatuar për të vlerësuar meritën e kandidatëve. Adresimi i një interviste formale, me disa pyetje shumë të përgjithshme, që nuk marrin parasysh të kaluaren profesionale të kandidatëve, dhe me një insistim partiak të vlerësimit, ka qenë kryefjala e intervistës me kandidatë të organizuar nga Paneli Vlerësues. Ky i fundit as nuk ka marr mundin t’i shpjegoj organizatave të shoqërisë civile se mbi cfarë kriteresh ka zbatuar një proces përzgjedhës, dhe si është e mundur që një intervistim formal me pyetje që janë tërësisht në diskrecion të gjykimit politik të deputetëve anëtarë të Panelit të jetë përcaktues i listës finale të të përzgjedhurve.
- b) Paneli Vlerësues ka treguar mungesë serioze të transparencës. Ai i përjashtoi monitoruesit e shoqërisë civile nga pjesa e mbledhjes ku duhej të bëhej pikësimi i kandidatëve, dhe rrjedhimisht transparenca e vlerësimit sipas kritereve për secilin kandidat u mohua tërësisht. Një përjashtim i tillë është i paprecedent në praktiken kuvendore. Për më tepër, Paneli Vlerësues vazhdon ta mbaj të fshehtë listën e kandidatëve dhe pikët të shoqëruara me arsyetim për secilin kandidat. Paneli refuzoi t’i shpjegoj komunitetit monitorues se pse janë vlerësuar kandidatët në mënyrën e tillë, dhe cfarë bëri që shumë kandidatë ekselentë të mos hynin as në listën e tre më të mirëve.
- c) Paneli Vlerësues shkeli Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës Britanike, i cili parasheh që vlerësimi i kandidaturave për avokat të popullit të bëhet bazuar në pikësimin që bëjnë ekspertët britanikë të angazhuar nga Ambasada. Një tejkalim i tillë i Memorandumit është fakt i mjaftueshëm juridik që e bën të arsyeshëm ripërsëritjen e procesit.
Prandaj, ne organizatat e poshtëshënuara kërkojmë nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut të ripërsëris procesin e vlerësimit për kandidatët për Avokat të Popullit, dhe një proces të tillë ta zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasaden Britanike. Kërkojmë gjithashtu transparencë të plote, llogaridhënie për vlerësimin e bërë dhe zbatim të plotë të parimit të meritës në procesin përzgjedhës.
Sinqerisht,
Rrjeti i Grave të Kosovës
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Instituti KIPRED
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'