Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
A keni vërejtur njollë të hirtë të lëkurës në fytyrën tuaj ose në zona të tjera si qafë dhe krahë?
Mund të jetë melasma, një problem i zakonshëm i lëkurës, më i përhapur tek gratë, që nuk është zakonisht shumë shqetësues.
Çfarë është melasma?
Melasma është një hiperpigmentim i lëkurës ku shfaqet si pjesë më e errët në zona të fytyrës si balli, mjekër, faqe, sipër buzës dhe urën e hundës.
Ndërsa shkencëtarët nuk e dinë arsyen e saktë, gjëra të tilla si shtatzënia, ndryshimet hormonale, stresi dhe problemet e tiroides mund të jenë në rrënjë të saj. Gratë me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të luftojnë me melasma dhe përderisa mund të mos jetë e rrezikshme, mund të jetë shqetësuese të merresh me të.
Melasma nganjëherë quhet edhe kloasma ose “maskë e shtatzënisë”, pasi mund të ndodhë kur një grua mbetet shtatzënë dhe pëson ndryshime në nivelin e saj të estrogjenit dhe progesteronit.
Sipas profesionistëve, ky problem është zakonisht i padëmshëm, pa asnjë arsye për shqetësim mjekësor.
Ndërsa shtatzënia shkakton melasmë për disa, thuhet se mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet hormonale që ndodhin nëse po merrni pilula për kontrollin e lindjes, nën një stres shumë të madh ose keni sëmundje tiroide. Për më tepër, ekspozimi i tepërt në diell mund të bëjë që melasma të shfaqet më tepër.
Diagnoza dhe trajtimi
Nëse melasma juaj është shkaktuar nga shtatzënia ose pilulat e kontrollit të lindjes, shanset janë që ajo të largohet vetë. Përndryshe, mund të mbetet prezentë për shumë vite.
Nëse është e bezdisshme për ju, mund të kërkoni këshilla nga një mjek për lehtësimin e shenjave. Mjeku ose dermatologu juaj mund të diagnostikojë melasmën duke bërë një ekzaminim vizual të lëkurës tuaj, dhe t’ju rekomandojë një krem për t’ju ndihmuar në ndriçimin e lëkurës.
Ka produkte parandalues të formuluara posaçërisht për tu vendosur përpara se të dilni në diell që do t’ju ndihmojnë të bllokoni fizikisht rrezet nga errësimi i lëkurës tuaj. Si përfundim, gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, mos harroni të vendosni krem mbrojtës ndaj diellit në çdo dalje tuajën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Edhe të famshmet kanë celulit: Këto dama me krenari i theksojnë të gjitha të metat në trupin e tyre!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova