LAJMI I FUNDIT:

Videoja e rreme e cila po qarkullon në mediet sociale, tregon se një raketë “shkaktoi” shpërthimin në Bejrut

Videoja e rreme e cila po qarkullon në mediet sociale, tregon se një raketë “shkaktoi” shpërthimin në Bejrut

Videoja e cila qarkulloi në mediet sociale së fundmi e cila pretendon se një raketë e shkaktoi shpërthimin në Bejrut doli të jetë false. Videoja ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e ripunuar është shpërndarë në Facebook, Twitter dhe në YouTube, ndërkohë thuhet se po qarkullonte edhe në disa platforma të mbyllura si Telegram dhe Whatsapp.


Bëhet e ditur se disa përdorues pretendonin se raketa ishte izraelite.

Videoja është më e shkurtër, e prerë dhe përmbanë cilësi më të ulët se sa pamjet e mëparshme që tregojnë të njëjtat kënde.

Ndërkohë, origjinalja, u ngarkua së pari në mediat sociale më 5 gusht nga një banor i Bejrutit. Videoja është xhiruar në Rue Chafaka, gjysmë milje nga vendi i shpërthimit.

“Shumë njerëz më thanë se videoja ishte false”, tha Mehsen Mekhtfe për CNN, duke iu referuar videove të rreme.

“Por është videoja ime dhe unë e kam origjinalin dhe nuk tregon asnjë raketë aty. Kur njerëzit më pyesin, për videon e rreme, unë u them se është i ripunuar dhe nuk është i vërtetë”, u shpreh ai i cili njëherësh kapi edhe momentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori