LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e vazhdueshme në rrjete sociale po shkatërron disponimin tuaj

Lëvizja e vazhdueshme në rrjete sociale po shkatërron disponimin tuaj

Nuk është një fenomen i ri të lëvizësh nëpër rrjete sociale për aq kohë sa të humbasësh sensin e kohës, të mbetesh zgjuar natën ose të ndalosh ndonjë punë të rëndësishme.

Por çfarë është e dëmshme në këtë proces: Ju merrni një fluks informacionesh që shkaktojnë depresion, të cilat pushtojnë të gjitha burimet tuaja, qoftë për shkak të COVID-19 ose imazheve të padrejtësive të tjera.

Ky zakon për të parë në rrjedhë të vazhdueshme negativiteti tani ka një emër zyrtar dhe është quajtur si ‘doomscrolling’.


https://www.instagram.com/p/CC4VHEpn1ok/

‘Doomscrolling’: Tendenca për të vazhduar të shfletoni ose lëvizni nëpër lajme të këqija, edhe pse ai lajm është pikëllues, dekurajues ose dëshpërues. – Merriam Webster

Konsideroni ‘doomscrolling’ si të keni intolerancë ndaj laktozës dhe ende hani shumë djathë – ju e dini që nuk është një ide e mirë, por thjesht nuk mund ta ndaloni veten. Përveç problemeve fizike, ‘doomscrolling’ mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor.

“Kjo e vë mendjen tënde në një spirale të ankthit dhe negativitetit dhe ky cikël është i vështirë të prishet”, thotë Nina Vasan, themeluese dhe drejtoresh ekzekutive e Brainstorm: Laboratori i Stanford për Inovacionin e Shëndetit Mendor.

Pse njerëzit po bëjnë lëvizje të vazhdueshme kaq shumë?

Doktor Vasan beson se njerëzit e bëjnë këtë sepse aktualisht, ata janë aq shumë në shtëpi pa aktivitetet e rregullta që kanë tendencë t’i mbajnë larg telefonave dhe kompjuterëve.

Plus, shumë thjesht disa persona duan të qëndrojnë të informuar në lidhje me pandeminë dhe rrjetet sociale mund të ofrojnë informacionet e kërkuara.

Foto: GettyImages

“Ne po kërkojmë më shumë siguri dhe kontroll në një kohë që, për shumë njerëz, është më kaotikja e jetës së tyre,” shpjegon Dr. Vasan. “Ka një ndenjë që diçka pozitive është vetëm një klik larg dhe mbase do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë, kështu që vazhdimisht po kërkoni ta gjeni atë. Por përkundrazi, ju pengoheni me gjithnjë e më shumë nga informacioni negativ”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori