LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i AN, Tamniku analizon grupin A të Ligës së Parë të futbollit si dhe tregon synimet e klubit

Trajneri i AN, Tamniku analizon grupin A të Ligës së Parë të futbollit si dhe tregon synimet e klubit

Klub i themeluar para tre viteve, por me ambicie të mëdha. Pak kush në qytetin e Prizrenit kishte besuar se A&N-ja do të mbijetonte, aq më pak të krijojë një grup të mirë të lojtarëve.

E në krye të këtij projekti sportiv është pronari, Agim Burduri, i cili i besoj punën trajnerit shumëvjeçar dhe ish-futbollistit të Lirisë, Genc Tamniku.

Ky i fundit, fjalëpak, por mjaft punëtor, ka arritur që me sukses të krijojë një ekip solid dhe që në vitin e parë të garimit, ta inkuadrojë skuadrën në Ligën e Parë.


Genc Tamniku dhe Agim Burduri

Trajneri ka dhënë një intervistë për Telegrafin teksa ka treguar për synimet e klubit, por edhe ka analizuar kundërshtarët e Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, gjegjësisht Grupit A, e cila me të drejt po quhet edhe sikurse “Superliga B”.

“Liga e Parë këtë sezon do të jetë edhe më konkurruese. E gjithë kjo pasi që në grupin tonë gjenden edhe ekipe që dikur ishin kampion të Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë që ne të jemi inferior”.

Të gjitha lajmet nga klubi i AN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga klubi i AN

“Ne kemi synimet tona dhe me punën që po bëjmë, besoj se do të arrijmë lart në tabelën e klasifikimit. Me transferimet e fundit, si dhe ardhjet e reja që do të vijmë ndërkohë, nuk do të ishte befasi që në vitin e ardhshëm të garojmë edhe në elitën e futbollit të Kosovës”, tha trajneri.

Në pyetjen tonë se kë e sheh rival të sezonit në Grupin A, strategu deklaroi se të gjitha ekipet janë në të njëjtin nivel.

“Grupi A me të drejt mund të quhet i vdekjes. Deri më tani sa kam marrë informacione, të gjitha klubet kanë bërë përforcime, e cila gjë do ta bëjë edhe më tërheqë sezonin e ri. Prandaj nuk dua që të veçoj ndonjë skuadër. Të gjitha janë në nivelin për t’u inkuadrua në Superligë, por njëkohësisht edhe për të rënë në Ligën e Dytë”, tregohet modest ai.

Theksojmë se 53-vjeçari nuk është vetëm trajner i skuadrës së parë pasi që është “kordinator” i klubit gjersa ishte edhe trajner i skuadrës së femrave, të cilin grup e drejton Blerta Kaçiu.

“Edhe me grupin e femrave kemi synime të mëdha. Kemi bërë përforcime të mira për sezonin e ri. Kemi një ekip konkurrues dhe do të jemi skuadra që do të synoj titullin e kampionit”, pohoi Tamniku.

Kujtojmë se A&N është skuadra e dytë që do të bëjë gara në këtë këtë grup pasi që aty gjendet edhe Liria e Prizrenit.

Ndryshe, klubi është krijuar në vitin 2017 dhe me sukses po bënë gara edhe në ligat e grupmoshave të reja, ku tashmë ka fituar disa turne ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori